S’KA FJALË MË TË BUKUR,
SE “TË DUA”
Me buzëqeshje, më provokon,
Por unë s’jam, shkëmb në mal,
Kur ngadalë, ti gjirin zbulon,
Mua më shkrinë, se jam djalë.
Si një djalë, vërtetë unë jam,
Dhe sado larg, nga ti të jem,
Zjarri yt, si zheg më ngjanë,
Dhe si vullkan, kur shpërthen.
Kur shpërthen, se mbanë dot,
Si një syth, kur tokën e çan,
Por nga një mall, të pikon lot,
Përmbi qerpik, si vesë ngjanë.
Si vesë ngjanë, rrjedh në faqe,
Por, ky lot, është nga gëzimi,
Porsi një lule manushaqe,
Të ndrinë faqja, nga shkëlqimi.
Nga shkëlqimi, faqja të ndrinë,
Si në pasqyrë, rrezja të bije,
Por, kush ta pa ty bukurinë,
Do mendonte, je prej magjije.
Si me magji, vërtetë të bënë,
Me dashuri, që pikon si mjaltë,
Një natë vjeshte plot me hënë,
Të skalitën, dhe pak me daltë.
Si me daltë, të kanë skalitur,
Edhe kur jetën, ty të dhanë,
Si një ëngjëll, ti kishje zbritur,
Dhe pastaj, fol të thanë.!
Fol të thanë, në gjuhën tonë,
Mjaltë të nxjerrësh, nga goja ti,
Është një gjuhë, që zbukuron,
Ka fjalë të ëmbla, si magji.
Fjalë të ëmbla, ka shqipja jonë,
Me asnjë, s’do e krahasoja,
E flasin ëngjëjt, atë gjithmonë,
Si poezi, të del nga goja.
Të del nga goja, si poezi,
Dhe rrjedh ëmbël, si një krua,
S’do t’kish fjalë në dashuri,
Më të bukur, se “Të dua”.
