Saturday, December 27, 2025
BallinaVitrina e libritPetro L. Sota-TRISHTIMI

Petro L. Sota-TRISHTIMI

TRISHTIMI

Kur të gjithë po ikin, trishtimi po më mbyt,
Muzgjet në mbrëmje, sikur tërhiqen zvarrë,
Por netët e ftohta, të kësaj vjeshte të dytë,
Më duken të çuditëshme, si plaka me barrë…


Gjithashtu mëngjezet, me mjergull ngarkuar,
Nga që edhe diellin, po e shohim më rrallë,
Edhe zogjtë shtegtarë, shumica janë larguar,
E kur po ikin të gjithë, tek mua vjen një mall.


Se më vjen një mall, nuk po më duket çudi,
Si pikë loti tek qerpiku, trishtimi më mbeti,
Porsi zogjtë shtegtarë, m’u largove edhe ti,
Por, e dyta vjeshtë, si dru i zhveshur më gjeti…


S’është kaq e lehtë, që trishtimin të largosh,
Se të thanë e të djeg, si arabin në shkretëtirë,
E mbetet si një plagë, që s’mund ta shërosh,
Vuan si një murg, i vetëbraktisur, në manastir…


Në parqe, gjethet vjeshta, si tapet ka shtruar,
Edhe për drurët lakuriq, atë trishtim po e ndjej,
Por, ndoshta unë për ty, mund t’a kisha besuar,
Se do të më shfaqej në qiell, si kometa Hallej…


Mendime të çuditshme, më vijnë jo shpesh,
Si një stuhi e fuqishme, trurin tim e shpërthen,
Me atë trishtim, që më le, prapë do të më gjesh,
Si i burgosuri, që gabimisht, ka ndërruar fenë.

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT