Monday, October 13, 2025
BallinaVitrina e libritPetro L. Sota -VAJZË MYZEQEJE.

Petro L. Sota -VAJZË MYZEQEJE.

S’më kish shkuar mëndja, që skllavi i saj,
Do bëhesha një ditë, në të nxehtën verë,
Prangat që më vuri, s’mund t’i heq kollaj,
Por kjo dalldisje, mund të ndodh njëherë.

S’më la të mendohesha, u mbyta në ‘të,
Nga dallgët e pasionit, që mbi mua ranë,
Kur bluzën ia mori era, nuk po flisja më,
Sikur të mos ishja unë, aty fare pranë.

Çfarë mund të bëja, kur i pashë me sy,
Si dy pëllumba të lirë, gjiri i saj i bardhë,
Ishim ballë për ballë, vetëm ne te dy,
Por ca ethe në trup, mua m’kishin ardhë.

Rrëshqiti si ngjalë, pa lënë gjurmë diku,
Sikur të kish hipur, mbi shtëllungë reje,
Pastaj nga ylberi, sikur zbriti prapë këtu,
Me gjirin të harbuar, kjo vajzë Myzeqeje.

U shkundët fushat dhe kodrat për rreth,
U turbullua Shkumbini, që po ikte në det,
Ndërsa unë atë çast, mëndjen e mbledh,
Se mu duk vërtetë, sikur ra një tërmet.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT