NDOSHTA ETJEN DO TE SHUAJA
Një pikë, ujë do të kërkoja,
Jo se s’desha pak më shumë,
Syrin tënd, më shumë e doja,
Që po derdhej, si një lumë
…
I hutuar më shumë po rrija,
Kur të shihja duke qeshur,
Por tek ty, fshihej magjia,
Nën fustan që kishe veshur…
Vërtetë magjinë, po ta shikojë,
Nën fustan, vështrimin tretja,
Ato çaste, sa shumë po vuaja,
Më shumë për ty, se sa nga etja…
Por kjo etje, s’mund ta shuaja,
Se ti fsheh, nën qerpik,
Një pikë, vetëm t’kërkova,
S’po ma jep, e s’më thua ik
…
Aty përballë, kur po më rrije,
Plumb e kishje atë vështrim,
Si të plagosur, po më lije,
Me një etje që s’kish mbarim.
Dhe tu afrova pak më pranë,
Por çfar të thoshja, s’po e dija,
Sytë më shkonin nën fustan,
Se aty poshtë, fshihej magjija…
Eh…magjija kur rri e fshehur,
E shpirt tretëin, në dysh e ndan,
Si i pa pirë, dukesh i dehur,
Për dy shegët, nën fustan…
Nën fustan, në të vërtetë e dija,
Se dy shegët po i shikoja,
Pak ti shtrydhja, një pikë të pija,
Ndoshta etjen do ta shuaja.
