Saturday, December 27, 2025
BallinaKulturëPiktori Gazmend Freitag, përjetëson portretet e personaliteteve shqiptare

Piktori Gazmend Freitag, përjetëson portretet e personaliteteve shqiptare

Në galerinë e tij kushtuar dhjetëra e dhjetëra figurave të shquara të artit shqiptarë, piktori ynë eminent në Austri, Gazmend Freitag, një portret ia kishte kushtuar edhe aktorit e shkrimtarit tonë të mirënjohur Çun Lajçit.

Këtë gjest të artistit tonë në Austri, e pat regjistruar edhe KultPlus, gazetë për art e kulturë, ndaj edhe po e japim vlerësimin e saj:

“Piktori i njohur shqiptar  Gazmend Freitag vazhdon të shpreh ndjesinë shpirtërore të autorit ambicioz. Emri i tij ka mbi një dekadë që udhëton nëpër botë nëpërmjet tablosh befasues, ku problemet e mprehta sociale që e shqetësojnë dhe e privojnë sot botën njerëzore, kanë gjetur te peneli i piktorit bisturinë e së vërtetës së dhimbshme. Së fundi ai ka pikturuar edhe portretin e aktorit të njohur shqiptar Çun Lajçi”.

Mbetet këtij shkrimi ti shtojmë edhe këtë mesazh: Edhe kur është larg figurave të shquara të artit shqiptar, Gazmend Freitag sikur donë të komunikojë me ta përmes portreteve të tyre që i realizon me shumë dashuri e pasion, ndaj edhe i duket sikur ka një ndejë vëllazërore me ta. Ky gjest do të ishte me interes të ndiqej edhe nga artist të tjerë, që ta duan e mbështesin njëri tjetrin e jo të veprojnë në të kundërtën.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT