Wednesday, February 4, 2026
BallinaVitrina e libritPiro Millona Minella-.. CIKLI: KUJTIME NGA GJIROKASTRA...!!!

Piro Millona Minella-.. CIKLI: KUJTIME NGA GJIROKASTRA…!!!

“Ndjenjat e para rinore mbetur “pezull” Aty në “Prroin” ndarës të lagjes time…!!”

…. Përballë miken time, kishim kohë pa u takuar. I dhurova librin tim të fundit ” Kujtime, Unë Nipi i Çarshovës”.

Më uroi për Librin më shikoi në sy.

Heshti gjatë befas tha:

-Ti je shoku im i mirë, por edhe një prozator tepër i talentuar. Më lejo të “rrëfej” Atë brengën time rinore që më mundon shumë sidomos kur mora vesh se nuk mund ta gjej më veçse në përjetësinë e tij të qetë.

Por dua të rrëfehem që tja çoj si kurorë aty në gurin e ftohtë, ta mbështjellë me dashurinë time të pa plotësuar….

Vitet rrokulliseshin në heshtje dhe unë po lulëzoja si një lule e bukur ashtu me ato hapat e shpirtit tim të vogla të pa sigurta.

Shkoja tek vajza e xhaxhait dhe shpesh hypnim në tarracën e pallatit dhe kundronim pjesën e qytetit tonë aq të bukur.

Kur një mbrëmje u shfaq gjitoni i saj rreth tetë vjet më i madh, një çun i bukur plot energji.

Të them të drejtën aty provova kur thonin:

” Po me shkulet zemra nga vëndi”.

Nuk po kontrolloja dot frymëmarjen as ritmin e rrahjeve të zemrës, edhe duart ishin dërsitur pa vetëdije.

Thua kishte trokitur stina e pranverës së dashurisë të parë për mua??

Vitin e parë në gjimnazin e qytetit një të shtunë kishim mbrëmje vallëzimi. Kur befaq para meje silueta e një djaloshi më zuri komplet portretin tim të imët.

Nuk guxoja të ngrija sytë.

Zëri aq melodioz erdhi ëmbël në veshët e mi:

-Ju ftoj në vallëzim.

Ngrita kokën, isha skuqur ne fytyrë, veshët më përvëlonin.

Ishte gjitoni i çupës së xhaxhait.

Hezitova, por nuk mund të shpëtoja.

U ngrita dhe ai me drejtori në qëndër hapat e parë i hidhja kuturu, në vesh copëza tinguj muzike dhe fjalët e tij të para:

-Kam shumë kohë që ju ndjek.. Besoj e ke vënë re, që ngulitem tek Lapidari përballë shkallëve te Gjimnazit dhe ju pres kur dilni dhe ju shoqëroj deri tek “Prroi” ndarës i lagjes tuaj.

Nuk munda të nxjerr asnjë tingull. Me rrotullimin e hapave në kërcim brenda shpirtit tim fluturonin grimcat e para të lumturisë time rinore.

Ishte tepër kembëngulës djaloshi, isha e sigurtë se kisha kudo siluetën e djaloshit, deri tek kufiri që kishim vendosur të dy shpirtërat tanë. “Prroi” me gurgullimën e tij përshëndeste Djaloshin dhe më përcillte Mua për në shtëpi.

Dhe njeë ditë erdhi edhe letra e parë me ato fjalë dashurie të shprehura nga shpirti i djaloshit për mua.

Nuk harroj edhe ne aksionet që organizonte shkolla për fushatat për korrje gruri apo misri djaloshi ishte i pranishëm madje mamaja e tij përgatiste petulla aq të shijshme të shoqëruara me reçel, edhe midenë ma dinte Djaloshi, reçel qershije.

Mbaroi viti i parë dhe unë shkova për pushime në fshatin e gjyshes, ishte rreth tre orë larg. Kur pas dy ditësh pashë djaloshin që kishte ardhur.

Nuk guxonte të me takonte. Por më dërgoi letër:

“Më mjafton të jem këtu, se më vjen aroma jote me e ëmbël se aroma e ftonjve apo frutave të tjera…”

E kishte mbledhur mëndjen djaloshi për mua më donte nuse në konakun e vet.

Kështu një ditë pranvere dërgon Mamanë e tij dhe vëllain më të madh për të më kërkuar mua tek dera e babait për “nuse”.

Refuzimi i prindërve të mi ishte kategorik:

“Nuk kemi vajzë për të martuar. Objektivi i saj është vazhdimi i arësimit të lartë”.

Refuzimi e preku shumë djaloshin. U bë i mbyllur në vetvete e vuante shumë këtë “dashuri” tepër të thellë.

Kështu një ditë e fejuan shpejt me një vajzë po nga qyteti ynë.

Mendova se do të lehtësohej Djaloshi por edhe unë do ta “arshivoja” ndjenjat e para në sirtarin e thellë të shpirtit tim.

Por një ditë djaloshi u shfaq papritur aty në “Prroin” ndarës.

Pa fjalë u afrua dhe mu ul në gjunjë. Me zërin që drithërohej, pak fare pak tha:

“Ti je dashuria ime e vetme megjithëse e pamundur”

Mu lut shumë, duke më thënë të iknim të dy pa e kthyer kokën prapa.

Jo, nuk mund të pranoja, pavarësisht se zemra kishte dalë nga kraharori.

Nxitova dhe nuk e ktheva më kokën prapa.

Një ditë vjeshte u martua djaloshi.

Çupa e xhaxhait ishte në dasëm dhe më tregoi gjithshka.

Ishte tepër i hutuar dhe vetëm shikonte nga dera e jashtme, shpresonte mos shfaqej silueta ime.

Jeta e bëri ndarjen e saj….

Por djaloshi im, para disa vitesh ndroi Jetë.

Kur e mora vesh u shkreha ne vaj mbyllur në shtratin tim në dhomën e gjumit në errësirë.

Qaja Unë dhe Shpirti i tij atje nga përjetësia…

…. Kështu ndjenjat e para rinore mbetën “pezull” Aty në “Prroin” ndarës të lagjes time…!!”

Artikulli paraprak
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT

Majlinda Pajaj-Mall

AVDUSH CANAJ-FSHEHTËSI

Sami Mulaj-MIQTË