Tuesday, October 14, 2025
BallinaVitrina e libritPiro Millona Minella-.DEDIKIM AKTORIT ELBASANAS EDUART ÇALA NË PËRJETËSINË E TIJ...!!!

Piro Millona Minella-.DEDIKIM AKTORIT ELBASANAS EDUART ÇALA NË PËRJETËSINË E TIJ…!!!

Një mik më pak do na mungojë në Elbasan…..”

….Lajmi i hidhur … edhe një mik me vlera më pak në Elbasan.

U shua dje në moshën 75-vjeçare Eduart Çala, por duke lënë pas një trashëgimi të pasur artistike dhe kulturore për qytetin e tij të lindjes dhe për gjithë artdashësit shqiptarë.

Lindi më 19 shtator 1950 në Elbasan ku kreu edhe arsimin fillor dhe të mesëm në shkollën “Jeronim De Rada”.

Ndoqi studimet e larta në Institutin Pedagogjik “Aleksandër Xhuvani” për Gjuhë-Letërsi. Dashuria për teatrin dhe skenën do të shfaqej që në bankat e shkollës së mesme, kur interpretoi në komedinë “Udha e Zavalinëve”, një pjesë që la gjurmë në jetën e tij artistike.

Në vitin 1971, Çala u bë pjesë e trupës profesioniste të Teatrit “Skampa” në Elbasan ku gjatë dekadave të punës së tij interpretoi Ka interpretuar ne Teater rreth 56 drama e komedi, ne role te para, te dyta e te treta…

Eduart Çala dha një kontribut të çmuar edhe si regjisor në Teatrin e Kukullave në Elbasan ku vuri në skenë dhjetëra shfaqje për fëmijë duke ndihmuar në edukimin dhe argëtimin e brezave të rinj.

Ai ishte shpeshherë edhe prezantues në koncerte dhe spektakle të ndryshme, festivale të këngës qytetare dhe për fëmijë, si dhe në aktivitete rinore të qytetit dhe më gjerë.

Përveç teatrit, Eduart Çala kontribuoi edhe në kinematografinë shqiptare.

U angazhua në role dytësore dhe episodike në disa filma artistikë ku spikati me interpretimet e tij të natyrshme dhe të kujdesshme. Ndër filmat më të njohur ku ai ka marrë pjesë përmenden: “Përtej mureve të gurta” (1979) ku interpretoi rolin e kuestorit italian, “Një natë Nëntori” (1979), “Partizani i vogël Velo” (1980) si komisari, “Pranverë e hidhur” (1985), “Një jetë me shumë” (1986), “Kronikë e atyre viteve” (1986), “Tre veta kapërcejnë malin” (1988), dhe “Ngjyrat e moshës” (1990).Veprimtaria e tij artistike nuk u kufizua vetëm në aktrim.

Për kontributin e tij të palodhur në artin shqiptar, në vitin 1985 Çala u dekorua me medaljen “Naim Frashëri”. Bashkia e Elbasanit e nderoi me titullin “Mirënjohje e Qytetit”, ndërsa vlerësime të shumta i janë akorduar në Festivalet Kombëtare të Teatrove, të fëmijëve dhe të kukullave.Eduart Çala ishte pjesë e brezit të artë të aktorëve që dolën nga Elbasani, krahas emrave të tillë si Demir Hyskja, Shpëtim Shemili, Astrit Cerma, Spiro Duni, Ermira Bahiti (Gjata), Shane Shllaku, Tefta Haziraj dhe Veronika Papa.

Me ndarjen e tij nga jeta, skena shqiptare humbet një prej figurave më të përkushtuara, një artist të qetë e punëtor, që jetoi me pasionin për artin dhe dashurinë për publikun.

…..E kam njohur kur fillova punë si Shef Seksioni Finance pranë Bashkisë Elbasan, në vitet 1993-1994, ku jam munduar të ndihmojë sado pak për problemet që kishte Teatri Elbasanit në ato vite të vështira.

Jam takuar shpesh me Eduardin në aktivitete të ndryshme të organizuara….

….Do ta kujtojmë me respekt jetën dhe punën e tij si artist me vlera..

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT