Friday, February 6, 2026
BallinaVitrina e libritPiro Millona Minella-DEDIKIM KOMPOZITORIT TE MADH KASTRIOT GJINIT NË PËRJETËSINË E QETË.

Piro Millona Minella-DEDIKIM KOMPOZITORIT TE MADH KASTRIOT GJINIT NË PËRJETËSINË E QETË.

DEDIKIM KOMPOZITORIT TE MADH KASTRIOT GJINIT NË PËRJETËSINË E QETË.

LE TË FESTOJMË VETËM DATËLINDJEN OTI…!!!

DEDIKIM KOMPOZITORIT TE MADH KASTRIOT GJINIT NË PËRJETËSINË E QETË.

LE TË FESTOJMË VETËM DATËLINDJEN OTI…!!!

….“Të jetosh gjatë një jetë të shkurtër…!!”

…Diku në një profil të mikut tim këtu lexova se kompozitori i rinisë Kastriot Gjini sot ka datëlindjen e tij…..

E kemi njohur nëpërmjet kompozimeve të tij të mrekullueshme që u kanë rezistuar kohrave të ndryshme edhe sot janë të pëlqyeshme dhe këndohen….

Lindi në Tiranë më 14 korrik 1949, mbaroi dhe mbrojti diplomën në gjuhën angleze në vitin 1971, por jeta ju shkëput vetëm në moshën e lules së rinisë 30 vjeçare.

Ikin vitet, por në kujtesën tonë Oti mbetet kompozitori i këngëve të rinisë të bukur.

Dyzetë e katër vite larguar nga marsi 1979, ku zemra e tij pushoi në një nga klinikat e Italisë, nga një sëmundje zemre Unë do të thoja sëmundje shpirti nga persekutimi i veprës së tij muzikore nga ai regjim diktatorial.

Kompozimet e tij ishin kryesisht me motive të jugut.

Talentin e tij Oti e tregoi qysh në moshën pesëvjeçare, kompozimi i tij i pare “Fyelli magjik” në moshën katërmbëdhjetë vjeçare.

Të gjithë edhe sot e kujtojmë vijën melodike të këngës të kompozuar nga Oti vetëm në atë moshë rinore vetëm tetëmbedhjetë vjeçare “Kartolina”

Dhe vazhdojnë këngët e tij, këngët “Kabina numër 3”, “A do vish sivjet në plazh?”, “Mes dritash “, “Ne studentët”, “Shtegtimi”, të cilat i përkasin Fondit të Artë të muzikës së lehtë shqiptare.

Kastrioti është pionier i folkut shqiptar të viteve 1970-1979.

Repertori i plote i kompozimeve të këngëve të Otit janë:

“Fqinje e bukur”, “Ofelia”, “E bukur vjen moj pranvere”, “Zëri i nënave”, “Verën e kaluar”, “Bashkë ndërtuam një urë”, “Duart e tua”, “Treni që s’ndalon”, “I njoh sytë e tu”, ” Çapkënes”, “Kartolina”, “Vajzës qe dua”, “Ne studentët”, ” Përmes dritash “, ” Shtegtimi “, “Nëpër ditët tona”, ” Sytë e tu”, “Këngë, çelik dhe dashuri”, “Nga llogorja s’luajmë kurrë”….

Në çdo kompozim të Otit ka një muze.

Më interesante për mua është kënga “A do vish sivjet në plazh” mënyra e kompozimit të kesaj kënge, e cila i kushtohet mikes së tij.

Është dashuria e lënë përgjysmë të Ot Gjinit.

Në kujtimet e tij Shaban Murati cilëson:

-Tejet i mërzitur, Oti më merr në telefon dhe më kërkoi një takim. “Ishte i mërzitur, pasi kishte vendosur të shkonte në plazh, por vajzën nuk e kishin lënë prindërit të shkonte në bregdet me shoqërinë. Tani ai mendonte t´i kushtonte një këngë Asaj. Më dha idenë e këngës dhe unë bëra tekstin”,

….Këtë dedikim në datëlindjen e Kastriot Gjinit ndarë nga jeta kaq pabesisht ja dhuroj tërë brezit tonë që i kënduan me shpirt këngët e tij ashtu si mblidheshim diku në cep të Liqenit të Tiranës, apo në aksionet e ndryshme, apo dhe me mbrëmjet tona rinore të thjeshta, por plot jetë e kolorit ngjyrash….

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT