MBRESA NGA TAKIMI ME TË MADHIN VIKTOR ZHUSTI…
…. “Rastësia është “Mbreti i Botës….”
… Isha diku paradite për një takim. Në hollin e subjektit isha ulur në karrige dhe i menduar po hidhja vështrimin rreth e rrotull.
Kur në holl hyri i qeshur me syze i madhi Viktor Zhusti.
E kam njohur Viktorin qysh në fëmijërinë time. Nuk mund të rrija pa komunikuar me Aktorin Viktor…
-Ju kam njohur në Gjirokastër, ku jam linndur dhe jam rritur. Kam mbaruar gjimnazin “Asim Zeneli” maturant 1974. Besoj disa bashkëmoshatarë i njihni.
I përmënda disa që kanë lënë gjurmë në historikun e Gjirokastrës tonë..
Isha në përvjetorin e 100- të të gjimnazit dhe i përshkova gjithë intenerarin tim në këtë përvjetor.
Kam botuar edhe disa libra për Gjirokastrës:
” Zyshe Zhaneta Nova Kujtime”
Libri ” Ne jemi kotohoxhas, Luet e Shqipërisë, Ne jemi kotohoxhas, Shqiponjat e Shqipërisë”
Libri “Gjirokastra, pjesë e jetës time”
Librin ” Ne asimzenelasit, ndër vite”
-Të lumtë për këtë dedikim për Gjirokastr[n tonë. Ndihemi krenar me emrin e saj dhe që jemi pjesë e rrugëtimit tonë edhe në atë qytet të veçantë.
-Por edhe për ju i dashur Viktor kam jo pak të dhëna dhe pjesë të aktivitetit tuaj artistik.
Jeni lindur më 8 dhjetor të vitit 1942 në Athinë – Greqi.
E di pse e mbaj mënd. Ju 80 vjetorin tuaj e keni festuar në një darkë shumë private të organizuar në një nga restorantet e njohur të peshkut në Elbasan. Juve ju surprizoi e dashura juaj e zemrës, po ashtu një artiste e njohur në Greqi. Ajo udhëtoi për tju befasuar dhe lumturuar si partnerja juaj, direkt nga Athina, ku vazhdon dhe karrierën si violiniste e Orkestrës Shtetërore të Athinës..
Një histori e bukur dashurie me 22 vite diferencë, artistja ose “paganesha” do ta quaja unë si violiniste Margarita Plesti.
Besoj e dini se shprehja “Dashuria nuk njeh moshë” është tashmë një klishe, por në rastin e tuaj keni thyer shumë klishe të realitetit shqiptar.
Kam lexuar diku për historia tuaj ka filluar në Athinë diku rreth viteve 2010 dhe me kthimin e tuaj në Tiranë ka vazhduar po njësoj e bukur dhe e fortë edhe pse në distancë. Pra si dy artistë të vërtetë, keni gjetur lumturinë dhe qetësinë tek Margarita “paganesha” juaj.
Ka një lidhje me Athinën, si kryeqyteti i Greqisë ku lindët më 8 dhjetor të vitit 1942, fiks pas 60 viteve keni gjetur dashurinë tuaj.
– Por le të kthehemi tek portreti juaj artistik:
Keni luajtur shumë role dhe përpara viteve ’90, kur lulëzonte veprimtaria në Kinostudio “Shqipëria e Re”, ishit një nga aktorët më të kërkuar. Galeria e roleve tuaja është e pasur.
Psh po përmënd:
Keni luajtur partizanin e ashpër, por edhe babain e dhembshur, të riun përpara dilemave, por edhe të dashuruarin, që mundohet të tejkalojë paragjykimet.
Disa prej filmave ku Ju keni juajtur më lejoni ti përmend:
-Telekomedinë “Shi në Plazh”, ku luani rolin e Alberit, një nga komeditë më të bukura shqiptare, që i ka rezistuar kohës.
Vijojmë me filmin “Nëntori i dytë”, ku luani rolin e Pandeli Sotirit, Apo “Taulanti kërkon një motër”, rolin e babait, Pirros.
Këtë e mbaj mënd më mirë se ka lidhje me emrin tim.
-Apo një tjetër rol babai, tek “Kur xhirohej një film”, për të vazhduar me rolin e Llano Bletës tek “Dhe vjen një ditë”, “Malet me blerim mbuluar”, etjerë role dhe personazhe pa fund:
-Gjithsej keni luajtur 11 role në kinematografi, po përmënd vetëm filmin e parë “Komisari i Dritës” dhe roli i fundit ” Dollia e dasmës time, dhe keni luajtur 12 role në Teatër, duke filluar nga “Tokë e ndezur” dhe roli i fundit tek “Biznesmeni” viti 2024.
-I dashur miku im Viktor ne kemi një lidhje të hershme. Im atë ka qënë edhe gjahtar, besoj ju kujton diçka emri i tij Gaqo Minella..
Për një moment heshti dhe duke qeshur më tha:
-Edhe një befasi tjetër. Po e kam njohur ishte njeri i qetë i qeshur dhe gjithmonë pjesmarrës në edicionet e gjahut.
-Po unë ja përgatisja fishekët e kuq apo të verdhë çeke, për çiften gjermane “Cryp” 12 m/m. Edhe nuë shpesh veja në shoqërinë e gjuetarëve. Sidomos në Picarin e vjetër atje lart në mal ishte një pikë pushimi e rregulluar me nje strehë ku kishte dhe nj çezëm me ujë mali. Mbaj mënd edhe disa pjestarë si Thomjo Muçi, Kryetari i shoqatës Gjuetarëve, Doktor Dragua, Leonidha Llambro, Kristaq Qurku…
-Po Pirro mbaj mënd edhe zagarin e Gaqos një qen race i zi me bisht të prerë e quanin..
-Po Miku im e quanin Tom.
-E saktë Pirro. Mbaj mënd që Kristaq Qrku kishte çifte franceze…
… Vështroi me bisht të syrit orën në mur. E kuptova se nuk duhet ta “pengoja” më. U ngritëm të dy e përcolla dhe gjeta rastin për një fotografi duke u shprehur se do ti kushtoja një dedikim takimit tonë, jo të fundit….
