……Dite e bukur rreth ores 8,30 dola per te pire kafene tek lokali im i preferuar. Eshte rregulluar shume bukur.
E shijova kafen me goten e rakise, racion i perhershem.
Mendimet ku nuk me cuan. Por telefonata e dikujt me permendi.
Pagova dhe mora rrugen duke bere “Unazen e vogel”.
Ne trotuar ishte nje tezge me libra me kopertina te bukura.
Si dashamires i letersese, qendrova gjate aty.
Kishte vertet libra te autoreve te vjeter, ato mrekulli qe kemi lexuar ne kohen e rinise se pare.
Syte me ngelen tek ” Rubairat ” e Omar Khayyam, e marr ne dore e kthej nga prapa cimimi vetem 400 leke te reja.
Nuk u mendova gjate dhe nxorra parate.
Shitesi nje cun i gjalle, i shkathet e nuhati “etjen” time per libra dhe me shkeli syrin.
-Per ty , nuk dua fare fitim po ta jap vetem 300 leke.
Nuk e bera gjate e mora dhe ne moment vura edhe shenimin e zakonshem.
Vazhdova rrugen me “Rubairat” shtrenguar.
Me dukej sikur Policia Bashkiake do ma sekuestronte ate “Thesar”, se nuk mora fature tatimore dhe ishte “Evazion fiskal”
Hyra per kuriozitet ne Markaten e Fruta Perimeve desha ta ve ne “kandar” sa kushtonte “Rubairat” e Omar Khayyam me frutat e tregetuara.
“Rubairat” e Omar Khayyam, kushtonin sa dy kg rrush pa fara.
Pra tere keto 330 Rubairat e te madhit Omar Khayyam, kushtonin vetem me aq pak “Rrushe ka fara”
….Këto mendova këtë mëngjes të bukur buzë Lanës sot.
Kur hyra në shtepi u kujtova kisha harruar pa blerë ujin që më kishte porositur Dola. Një harresë e justifikueshme …..
