….Sapo u kthye nga qyteti ku kishte kaluar rinine e tij. Erdhi teper i trishtuar, nga kujtimi i historie te larget por te dashur per te…..
Filloi kjo histori ate dite nentori, saktesisht e merkure 23 ate nentor. Festa e Rinise. Nga Komiteti i Rinise te Uzines u formua nje ekip i vogel dhe u mendua te organizojne nje eksursion ne Dajt.
Koha e ftohte. U ngjiten rruges per ne Dajt. Duke ecur ne nje moment Ajo ishte prapa tij dhe per ta ndihmuar i zgjati doren e vet. E terhoqi fort dhe papritur Ajo perfundoi ne krahet e tij.
Ndjeu ngrohtesine e trupit te saj, aromen e fresket te nje vajze ne lulezim.
Ne moment ne vesh i tha me ze te ulet: “Te dua ” dhe e puthi befas ne faqen e skuqur nga te ftohtet dhe qe u skuq edhe me shume nga ajo fjale magjike.
Kaq tha dhe ne mbremje te organizuar me kete rast kercyen edhe dy here. Por asgje me shume.
Ajo ishte e veshur me pardesy ngjyre kafe teritali, pantallona ngjyre kafe te erret dhe nje bluze e zeze prej leshi.
Ne moment i erdhen fjalet nga tregimi i Cehov “Nje shaka”, kur djaloshi ne dimer kur rreshqisin me ski kalonte prane Nadjezhkes dhe i peshperiste “Te dua” era ja percillte Nadjezhkes qe kurre nuk e mori vesh kush i therriste “Te dua” djaloshi apo era.
Para tre javesh kishte shkuar perseri ne ate qytet ku kishte kujtime te shumta rinore. Ne autobuzin e linjes, rruges merr nje miken e tij zyshe dhe i permendi “shakane” e bere ate mbremje te merkure te ftohte te 23 nentorit .
Ne qytet kishte vajtur per nje ceremoni mortore. Kur po kalonte rrugeve te varrezave per tu afruar vendit te percjellejs ne banesen e fundit te te ndjerit, befas ngriu….
Nje pllake e re varri, me foton e Nadit, ishte aty buze rruges.
Kishte ndruar jete me shkurt 2021. Cudi sapo e kishte kujtuar dhe sot pas 43 vjeteve “takohet ” me pllaken e saj te ftohet.
U terhoq pa e vene re te tjeret u perkul dhe e puthi ne fotografine e saj. Po ata sy qe e kishin ndjekur nder vite. I lemoi faqet rinore dhe nje pike loti malli rreshqiti ne fotografine e saj.
U terhoq ne heshtje dhe i premtoi se do ti shkonte per vizite perseri ne datelindjen e saj.
E cuditshme jeta…
Dhe ja ne datelindjen e saj në shtator nxitoi perseri ne qytetin e tij dhe vendosi karafilin e kuq ne varrin e fresket te saj…
Qendroi gjate dhe ne memorje ju rikthye tere miqesia me te ate vit te shkurter, ku punuan bashke ne nje uzine se pastaj pasi mbrojti diplomen u emerua ne nje uzine tjeter larg shume nga uzina e pare…
….Nuk e kishte ndeshur kurre me pare. Secili kishte marre destinacionin e tij ne jete dhe ja tani aty ne perjetesine e saj mund te vinte ta takonte sa here te kishte mundesi te kthehej ne qytetin e tij te dashur….
