” A ta kam thënë se çfarë dua unë: “Gjithshka që dua, je Ti, kështu si je sot para meje e thjeshtë, njerëzore….!!!”
….Ishte datëlindja e tij!!
Kishin vajtur diku në periferi në një lokal me ambjent fshati.
Koha e bukur freskët a thua vjeshta akoma nuk kidhte dorëzuar “çelësat” dimmrit të ashpër.
Ishte lutur të mos i blinte asnjë dhuratë për të, se Ai e kishte bërë “gati” dhuratën e tij dhe do tja bënte “surprizë” Asaj në këtë mbrëmje të paharruar.
Pasi u rehatuan dhe erdhi menyja e plotësuar sipas shijeve të dyve të “skalitura” ndër vitet e shumta të kaluara mes tyre, pasi piu me fund gotën e e verës, u mbush me frymë dhe duke e parë thellë në sy deklaroi :
“A e di se çfarë dhurate dua unë sot nga Ty??
Ti je “dhurata” ime më e çmuar Ti dhe vetëm Ti!!!
Të dua Ty!!
Pra unë dua për dhuratë!!
…..Ty!!!!
Asnjë dhuratë e shtrenjtë nuk më hyn në sy, por ndjenja që kam për Ty, se Ti je kaq e shtrenjtë për mua!!!
Nuk je për mua një lule e bukur, trëndafilin, që të dy e duam shumë, që të na shikojë ashtu në heshtjen e tij marramëndëse, por shikimi yt i kryqëzuar me vështrimin tim, që tek unë përcjell gjithshka edhe kur je e heshtur, kredhur ëmbël në mendimet e tua pa fund..
Ti e di sa e dua verën, por nuk e dua para buzëve të tua, që më ripërterinjë sa here puthiten me buzët e mia!!!
Gjithmonë ke dëgjuar ritmin e zemrës time, jo zërin tim qetësues!!.
Në raport me parfumin tënd kam preferuar nuhatjen e aromës të trupit tënd të freskët!!.
Kurrë nuk i kam kushtuar vëmëndje kohës, motit jashtë nesh, ndryshimi kohë me diell apo me shi, ngrohtë apo ftohtë, sepse përherë ka mbretëruar pranvera e përjetshme në shpirtin tënd bujar!!
Më ke rikthyer “pranverën” në çdo stinë!!!.
Më mjafton një ditë për të ecur të dy zbathur në lëndinën pranverore për të mbledhur lulet shumë ngjyrëshe dhe me to të thurr kurorën e ta vendos në kokën e Mbretëreshës time!!!
Më mjafton një ditë të dëgjoj vetëm pëshpëritjet e tua rrëzë veshit tim melodia më e ëmbël për mua, më e bukur se kënga e bilbilit!!
Më mjafton vetëm një ditë për të më parë vetëm mua 24 orë në 24 orë!!.
Më mjafton vetëm një ditë për të përkëledhur flokët e tua më të buta se mëndafshi!!!..
Më mjafton një ditë që të qesh me zë të lartë me tërë marrëzitë e tua!!!
Më mjafton një ditë për të më folur për fëmijërinë tënde ashtu si ka rrjedhur herë e qetë e herë dallgë, dallgë!!..
Më mjafton një ditë dhe të më flasësh për të ardhmen tonë deri në çastin e fundit të përbashkët!!.
…..E pra sot kam të drejtë të të kërkoj një “dhuratë” të vogël e destinuar vetëm për mua!!!
“Ti je dhurata ime Ti dhe vetëm Ti….!!!”
Pra gjithshka që dua në këtë jetë, je Ti!!!”…..
