.. Celulari mbi tavolinë u drodh. Mesazh thashë, nuk e mora ta hap:.
-Kush vallë do të jetë kujtuar për mua??
Kam ardhur me shërbim përsëri në qytetin e vogël dhe jam ulur si dikur në kafenenë që preferoja, të pi një kafe këtu në qetësinë time, të jem mes meje dhe kujtimeve.
Mbase ndonjë mik më ka parë dhe dëshiron të më thotë diçka.
“Të pashë kur hyre në kafenenë tonë të preferuar, pas gjysëm ore të pres tek “foleja” jonë e vjetër, kam shume mall, nesër largohem”
Me përmëndi ky mesazh, e rrufita kafenë, pagova tek banaku dhe u nisa.
E ndesha në fiilim të rrugës, e qeshur, e bukur, thua vitet i kishte lënë. Solli fladin dhe aromën, që vetëm ajo di të më sjellë mua.
Ato hapa i bëri tepër të lehta, nuk kishte ndryshuar, ashtu ishte si dikur, kur e thërrisnin “balerina” e shkollës,
Përfunduam në krahët e njëri tjetrit. U puthëm fort, gjatë, ëmbël me pasion. Sa kohe kishim, sa mall. Nuk folëm, u krijua një pauzë heshtje.
E pashë në sy, syte, ah…. sytë flisnin shumë, shprehnin shumë, kishin shumë deshirë.
Më udhëhoqi, duke më kapur prej dore, kishim mall edhe Ne edhe “dhomëza” jonë e dashur, të dëgjonte rënkimet tona, të harruara nga pluhuri i viteve mbi kurriz.
E rrëmbeva në krahet e mi. U puthëm përsëri gjatë.
“Pse atë puthje të hershme nga gjumi letargjik e zgjove mikja ime.??”…
Mendova vallë, se koha e kishte fshirë aromën e saj, por jo në çast e kujtove përsëri po me atë dlirësi, që të jepej dikur dhe buzet e tua si dikur tu njomën.
Ah….sa gabim bëre mikja ime pse kohën e ktheve, përsëri në atë pikë, pse i ktheve përsëri ato puthje, që sa bukur i ndjeje në hiret e tua, mendove se kjo kohë e gjatë buzët i kishte tretur, harruar.
E shikon mjafton një çast dhe koha kthehet përsëri dhe buzët e tua jane të etura, si dikur ….
Trupi të mori zjarr mikja ime, mos kujto se është nga ngrohtësia e dhomës, jo, puthjet e kishin flakur tej gjumin e gjatë, ishin zgjuar dhe i shijove ato puthje si atëherë në kohën e parë.
Ndjeve buzet, kur zbritën nga buzët e tua në gjoksin e forcuar, sytë të mbyllur dhe psherëtimë e thellë të doli nga shpirti yt, nuk i hape sytë se ke frikë mos vrasësh kujtimin e asaj kohe.
Ndjeve eksitimin që po “gllabëronte” krejt trupin tënd, shpirtin tënd që po merrte flakë.
Buzët i ndjeve në barkun e butë, njëlloj si dikur, kur fluturat fillonin të merrnin rrugën e tyre, gjuha shkiste gjarpëruar.
Në atë dhomë që kishte heshtur për aq kohë rënkimi yt përplasej në muret dhe rikthehej përsëri, ishin zgjuar të gjitha si dikur.
Buzët vazhdojnë ngadalë të zbresin më poshtë, rënkon shpirti yt plotësisht i eksituar.
Per dreq, ajo puthje e “mallkuar” nuk qënka harruar ka të njëjtin efekt si dikur në atë kohë.
Vetem klithje tërësisht e eksituar, flisje fjalë të shkëputura pa u menduar, vetëm Zoti e dinte se ku ishe Ti.
Kështu vazhduam gjatë mikja ime, vetëm, kur u përmëndëm të dy, u drodhëm, erdhëm, u rikthyem në botën reale.
…Dolem mikja ime të dy, të zënë prej dore. Qytetin e kishte mbuluar nata. Ne të dy të huaj në Atë qytet.
Ti në botën tende dhe Unë përsëri mora rrugën e kthimit.
Ç’deshe, mikja ime e bukur, pse puthjet kujtove, “ndjenjën” që flinte brënda nesh nga gjumi pse e zgjove……??!!!
