Saturday, December 27, 2025
BallinaVitrina e libritPirro Minella Millona-...." Ajo, erresira e nates dhe heshtja e vetmja mike...

Pirro Minella Millona-….” Ajo, erresira e nates dhe heshtja e vetmja mike e saj e perhershme…!!!”

Ajo, erresira e nates dhe heshtja e vetmja mike e saj e perhershme…!!!”

….Dita kalonte me ritmin e jetes, por kur vinte nata, Ajo perpelitej ne shtratin e saj te ftohte, te pa ngrohur nga trupi i dikujt tjeter.

Edhe sot do e kalonte naten ne vetmine e saj, ne erresiren e saj.

Nate eshte koha, kur duhej te ishte ne pushtetin e kraheve te fuyqishme, te ngrohta, e perqafuar me pasionin e pashuar.

Nata duhet te ishte, duke ndjere puthjet dritheruese dhe te shkrihej nga te qeshurat e lumtura.

Por fatkeqsisht edhe kete nate do te kalonte ne vetmine e saj strukur e mbledhur ne fund te shtratit te saj te ftohte.

Ne erresiren pus te nates, shpirti i saj, rrugen e kishte humbur, ishte ne udhekryq pa destinacion te sakte.

Naten ne vetmine e saj, ne vend te momentit kur shpirtin e saj ta pushtonte qetesia dhe siguria, se dora e saj te ishte e gershetuar me doren e Atij.

Instiktivisht zgjati doren erresires e ftohte dhe ajo ja mpiu te teren doren, e beri akull, ja ngriu.

Ahh, ajo nate kur fantazite dhe endrrat e saj marrin jete ushqehen me dashurine, kur ajo prekje dritheruese te vrase kete erresire, kur vjen momenti i melodive nga renkimet e thella, duhet te perplasej me muret e dhomes dhe jehona e tyre te degjohej dhe ashtu nga rreqethjet e puthjeve te merrte flake .

Por jo vetem nate, erresire, e vetmuar, loti nga syte zbret ne faqet e ftohta dhe i jep doze ushqimi trishtimit te te zhytyr thelle ne shpirtin e saj..

Enderr e vrare ne vetmine e nates pa fund.

Nuk ka me nete dritheruese, nete qe kalonin shpejt dhe mengjesi i ndante te dy trupat nga dashuria e zjarrte.

Kush e tradhetoi, kush e ndryshoi, pyet naten dhe ajo vetem hesht te dy terhiqen, ajo ne shtratin e saj mbledhur, nata kudo e mbeshtjell ate me heshtjen tradhetare.

Heshtja behet e pushteshme dhe trishtimi, ushqyer me lot te nxehte ngacmon aty ne erresie ne mes te heshtjes plaget pa meshire qe kullojne gjak.

Dhe befas nata behet me e zeze, me e erret, ne antiteze me ate qe duhej te ishte e perqafuar, por buza e saj puth vetem erresiren e paskurpullt dhe heshtja e shikon dhe qesh ne heshtje.

…..Duhej te ishte e lumtur si te gjithe te dashuruarit, ne fakt duhej, por aty ne mes te erresires se dhomes se ftohte, ajo shijon vetem enderr deshire e humbur dhe ate nate te heshtur….

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT