Wednesday, January 21, 2026
BallinaVitrina e libritPirro Minella Millona-" Ajo i shëmbëllen "Suferinës" në det edhe në baticat...

Pirro Minella Millona-” Ajo i shëmbëllen “Suferinës” në det edhe në baticat dhe në zbaticat e tij….!!!”

. Më kishte treguar një mik për profilin e saj interesant, por me njohjen që kishte ai më habiti kur tha:

“Ajo është “Suferinë” në çdo kohë në det dhe në tokë.

Rasti e pruri kur ajo erdhi për Vitin e Ri këtu në Tirane u takuam të tre një ditë të pastër me diell.

Rrëimi i saj më habiti, Vetëm falë kujtesës time e riprodhova tepër korrekt, sigurisht duke ndërhyrë me penën time:

“Një gjë që e ke bërë nuk e ç’bën më, historinë tënde e lexoj unë, po nuk bëre gabime nuk ecën para.

Secili ka jetën e vet, eksperiencën e vet, rolin e vet në këtë botë

Patjetër por e rëndësishme është të mos ngelemi me kokën poshtë, por lart, gabimet që ke bërë Ti unë i di dhe nuk i bëj, po të mos gaboje Ti, do të gaboja unë.

Edhe unë kam pasur plot vështirësi si femër e bukur.

-Ahah- lëshoi një psherëtimë e bukura. Patjeter shpirti nuk gënjen, tregon nivelin tim.

Duke njohur sytë di të çash perden e të kapësh të padukshmen, detajin.

Më vështroi në sy dhe foli:

-Do isha kurioze të kuptoja sa do “kapje” tek unë e provojmë sfidë është. Unë e ndjej veten time gjithmonë gjysëm, gjysma tjetër është në doren e dikujt, të Zotit.

Unë do iki nga kjo botë kështu.

Pëlqej Pulëbardhën që është e lirë të fluturojë kudo pa e penguar kush.

Dukem e brishtë mund të më krahasojnë me një kafshatë, por edhe ajo kafshatë të mbyt po nuk e përtype mirë. Më pëlqejnë gjërat e thjeshta dhe të “vogla” se kanë peshë të madhe. Unë jam e vështirë më tepër se sa dukem në aparencë. Por jeta ime kapërcen shumë përmasa, do ta shpalos më vonë

“Jeta ime në fëmijëri ka qënë shumë e dhimshme

Me sytë e përqëndruar diku, humbi vetëm vazhdonte të rrëfente shpirtin e saj:

“Të shikoj me sytë e pafajshëm të femijërisë,

Nuk janë të bukur për formë apo ngjyrë

Kanë dritën e jetës, kërkuan ngrohtësinë…

U rrit si trëndafil i egër, diku pranë detit

Drita e diellit dhe e hënës qenë për mua sinfoni

Kur isha e trishtuar në vetmi

Deti i kaltër më përkëdhelte me dhëmshuri.

Unë eca në jetë si era…

Fluturova kur isha e mbërthyer në kryqe.

Askush s’më kapi nga dashuria edhe pse plagosur shpesh në tokë.

Unë akoma buzëqesh si fëmijë, jam më e lehtë dhe e ndritshme se kurrë

Drita jote ndriçon lëkurën e sytë e mi, esenca e jetës është në brëndësi…

Unë të shoh me sytë e shpirtit, o jeta ime të dua! Kështu…lartesohu tej universit në tokën e Shënjtë është vëndi e zëmra jote…

Kur mbaroi rrëfimin ra një heshtje e thellë.

Unë ndërhyra me takt:

-Po ti je poete mikja ime!!

-Ahah- i thellë i doli nga shpirti i saj.

-Më ka rritur gjyshja, isha fëmija i parë dhe megjithëse e vogël ndjeja peshën e përgjegjësisë dhe për vëllain tim.

Kjo fëmijëri më bëri tepër të brishtë, ku shpesh lotoja edhe për diçka të vogël, por edhe të fortë të përballoj dallgët e Jetës.

Deti mbeti i dashuri im më besnik se e di që më do.

Dilja në mëngjes dhe afrohesha tek bregu. Valët më lagnin këmbët dhe për çudi zbuteshin dhe tërhiqeshin të qeta duke më lën në mendimet e mia, Shikoja tej në horizont, Nuk dija se çfarë prisja, vetëm prisja…

Unë nuk kam pasur dashuri të parë por një fëmijëri të vrarë, pa adoloshencën e bukur. Rrahje zëmre gjithmonë, po të paarritshme edhe sot çuditem që meshkujt nuk më afrohen ose afrohen dhe unë nuk i ndjej se nuk më kuptojnë se çfarë dua prej tyre. Nuk e di. Unë mendoj se ideali im nuk është në këtë kohe. Unë jam në jetë por edhe jashtë kësaj jete.

Jam e largë dhe e afërt në të njëjtën kohë.

Zoti e di, dua të jem vetëm e re në shpirt nuk më trëmb mosha, por mplakja e shpirtit. Nuk dua të jem e “mbuluar” nga të tjerët dua vëndin që më takon ta çel veëe rrugën me gjithë dështimet e sukseset që më kanë shoqëruar kudo.

Më pëlqen ky karakter, po “Kryeneç”.

Ahhh….Dua të jem unë qëndra e botës edhe pse më pëlqen bota dhe çiltërsitë e të tjerëve. Pëlqej thjeshtësinë se është arti më i vështirë, sepse tregoj vetveten me të mirat dhe të metat.

Tualeti po më pelqen se është si art, në fytyrën e femrës jep mistere drite. S’kam pasur probleme me mbajtjen e trupit.

Nocioni i bukurisë mbajtjes së trupite të tjera, për mua hyjnë në një sferë që i kalojnë kufijtë e zakonshme të bukurisë…për mua bukuria është seksuale, erotike, elegancë, ndjeshmëri muzike, bukuria është në shpirt nuk shitet, nuk blihet është si natyra që ka momente që të magjeps dhe momente që ri e qetë e pushon.

Unë personalisht nuk më duket vetja se hyj në dëshirat e meshkujve me thjesht… jam e komplikuar dhe e thjeshtë… jam unë… si ta them… jamË

“Suferinë”

-Kush meret me “Suferinën”.

Askush…. Ahah!!

Këtu mikesha ime e mbaroi rrëfimin e jetës së vet.

……Ajo është me të vërtetë “Suferinë”, që ose të fshin dhe të hedh larg, ose të rrëmben në gjrin e vet….

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT