Friday, December 26, 2025
BallinaVitrina e libritPirro Minella Millona-." Babi, infermerja "balsam" i plagëve të babit ...

Pirro Minella Millona-.” Babi, infermerja “balsam” i plagëve të babit dhe Unë, çupa e babit…!!!”

..Shpesh herë e kam menduar në qetësinë time, për prejardhjen e emrit tim, që është disi i veçantë. Kam pyetur mamin dhe nuk kam marrë asnjë përgjigje. Mendoj shpesh se e ka një enigëm emri i i “importuar” nga shteti fqinj.

Kështu një ditë kur babi ishte kthyer i lodhur nga puna, si shef finance në Komunën Qëndër, e marr me të mirë, duke u përkëledhur dhe e pyes me takt:

-O, ba, mami më thotë se emrin ma ke vënë Ti. Besoj e ke një arësye që më vure këtë emër??.

Ai më pa me kujdes gjatë, më përkëdheli flokët e buta kafe dhe pasi u mendua jo pak më tha:

-Po, sigurisht e ka një origjinë emri yt moj çupë.

Isha ushtar larg në veri në kufi. Ti e di që kam qënë shumë i apasionuar pas futbollit. Diku në një lëndinë të vogël kishim sajuar një fushë të vogël futbolli dhe luanim ne, ushtaret, me porta “hungareze” i thonin në kohën tonë.

Çun i ri, i fuqishëm me trup të drejtë rreth 1.80 metra muskuloz.

Me flokët gështenjë me onde. Mbaj mënd ishte fillim tetori dhe ishte goxha ftohtë. Mos harro janë bjeshkë ato.

I zhveshur lakuriq nga mesi e lart. Luaja me pasion. Tërë djersë, mbaruam lojën dhe Unë tek burimi fare afër me ujë të ftohtë e zhyta trupin, që nxirrte avull.

Por më la me pasoja . U ftoha keq. Shoket menjëherë pasi temperatura nuk zbriste nga 39 gradë më çuan urgjentisht natën në spitalin e qytetit verior. Një spital i vogël. Ishte viti 1950.

Rashë në kllapi. Kur u zgjova si nëpër tym shikoj mbi mua trupin e bukur të infermerjes, që po më rregullonte jastëkun.

Ndjeva aromën e freskët të asaj femre. Mu drodh shtati i bukur, jo nga ethet e temperaturës, por nga ethet e brëndëshme të shpirtit tim. Ishte e re.

Të nesërmen kur erdhi për të më sherbyer, me ilaçe dhe gjylperat, qëndroi pranë meje më gjatë. Aty e pyeta për emrin. Kur e shqiptoi më ngeli në mëndje.

Ishte emer i huaj. E pyes, se nga ishte. Më tregoi se ishte nga shteti fqinj. Fytyra i shndriste nga freskia, balli i bukur, ato flokët kafe i binin mbi ballë. Buzët si qershi. Rashë në kllapi përsëri, por këtë here në “kllapinë” shpirtërore.

Kështu të ngeli moj bijë emri yt.

…Më shëroi plagët e trupit, por më hapi një plagë të madhe në shpirt. Vendosa, që po të bëhesha me çupë, ti vija emrin e saj.

Kjo është e tëra historia e emërit tend…..

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT