Thursday, February 5, 2026
BallinaVitrina e libritPirro Minella Millona-CIKLI: KUJTIME NGA GJIROKASTRA!!!

Pirro Minella Millona-CIKLI: KUJTIME NGA GJIROKASTRA!!!

CIKLI: KUJTIME NGA GJIROKASTRA!!!

…”Shkojmë të hamë nga një “hashure” tek “14” në Qafën e Pazarit….!!!”

…. Një foto e dërguar nga një mikja e ime, që ishte vizitë në qytetin e “gurtë”, me qilimin e kalldrëmtë të Qafës së Pazarit më kthehu në kohë…..

E çuditshme por kujtimet vijnë vetë natyrshëm “flejnë” në një cep të kujtesës dhe një ngacmim i vogël dhe rivjen i freskët si atëherë. Seç mu kujtuan “hashuret”dhe imagjinata më çoi larg në kohë aty në qytetin tim të Gjirokastrës aq të bukur!!

Kur kishim ndonjë orë bosh ndërmjet orëve të tjera si gjimnazistë zakonisht dilnim andej nga Qafa e Pazarit.

Kështu një ditë besoj vjeshte, sepse e mbaj mënd që kishim veshje të lehta Unë, Pano Fidhi, Fotaq Kristo dhe Viktor Vito, vrapin e mbajtëm Aty. Dikush nga ne kur kaluam tek dyqani “14”, si i thërrisnim tha:

-A nuk i provojmë “hashuret”.

Një të thënë dhe menjëherë kthyem drejtimin dhe u gjëndëm brënda në dyqan. Aty shërbenin dy shitëse një e quanin Drita dhe tjetra Elma, kjo ishte pak bionde.

Kruajtëm xhepat dhe nxorrën shoket qindarkat që kishin me vete. “ashurja” kushtonte 7 leke. Do ti për fatin tim të keq nuk kisha te holla, siç duket i kisha harxhuar në orët e tjera aty tek sheshi i gjimnazit tek lapidari i lagjes “Palorto”.

-Po mirë- tha Viktori merr edhe ti një luge dhe ha tek ne dhe nuk del keq nga dy lugë dhe jemi baraz..

Por jo unë në kokë kisha një plan tjetër, “hashuret” ishin rrjeshtuar në banak në krahun tonë të djathtë të freskëta dhe me kanell sipër, sikur po na e bënin “me sy”. Të tre shokët paguan lekët dhe morën nga një “hashure”, nuk hezitova dhe mora edhe unë një “hashure”

Drita, shitësja as që e vuri re qe u paguan tre “hashure” dhe u tërhoqën katër nga banaku.

Qëndruam në ato tavolina në këmbë dhe tërë zhurmë e qyfyre i mbaruam “hashuret” .

….Përshëndetëm shitëset Dritën dhe Elmanë dhe dolëm jashtë. Aty ja plasëm të qeshurit. Edhe vetë u çudita me “gjakftohtësinë” time u bëra “kusari i hashures” të parë…

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT