.. “Takim pas vitesh me Zyshen e bukur…!!!”
…Shfletova këto ditë vëllimin e Faik Ballancës “Tregime të zgjedhura”, e “rrëmova në pjesën e bibliotekës së hershme.
Lexova disa tregime të përfshira në të.
Por më shumë vëllimi me tregime i Faik Ballances më kthehu ndër vitet studentore.
Fillim viti 1978 dhe një ditë në seminaret e “Ekonomisë së Ndërmarjeve”, u prezantua Zysha e re, Pedagoge e Jashtme, Natasha Ballanca, veshur komplet me të zeza.
Bashkëshorti i saj, publicisti, shkrimtari Faik Ballanca kishte kryer aktin e vetvrasjes.
Një Zyshe e heshtur, siç duket e përjetonte humbjen e papritur të bashkëshortit shkrimtar.
Në një nga seminaret që kishim pasi bëra apelin e grupit, si kujdestar që isha, për mungesat, Zysha më ngriti në seminar në një pike të tij nga leksionet e marra më parë.
Sapo më tha:
-Minella, përgjigju pyetjes, u ngrit dhe u afrua tek dritarja dhe komplet vështrimi i saj ishte përqëndrua jashtë diku në një pikë.
Në fakt ajo ishte lëndë dytësore dhe nuk i jepnim shumë rëndësi. Duke parë, që Zysha nuk e kishte fare mëndjen, por vetëm fizikisht ishte me ne në klase, hapa librin në bangën time të tretë nga pozicioni i dritares.
Seminaret i zvhillonim në klasën me emërtimin “222”.
Hezitova një moment dhe pastaj qetë qetë lexova faqen deri në fund, e ktheva edhe faqen tketër e lexova ngadalë me siguri.
Shokët më panë që po lexoja dhe qeshnin lehtë, nën buzë.
E mbarova, heshta një moment pauze dhe prisja që Zysha të më thoshte ulu.
Por ajo pa u kthyer fare më tha thjesht:
-Vazhdo Minella, përgjigjen.
Për një moment ngela, nuk dija se çfarë të bëja.
Por e mblodha veten shpejt dhe e rifillova leximin e faqeve nga kreu i saj. Edhe ky lexim vajti mirë, rrjedhshem. Kur e mbarova them me zë të plotë:
-Mbarova Zyshe përgjigjen, mund të ulem.
-Po, Minella- u pergjigj Zysha- E paske mësuar mirë këtë leksion, meriton tetë!
Grupi “222” në “ilaritet” qeshën me pak zë. Atëherë u kthye Zysha dhe më habiti me atë që tha:
-Nuk je i kënaqur Minella me tetën?
-Jo ,Zyshe i kënaqur jam- ju përgjigja pa nguruar.
Këtu mbaroi, bashkëbisedimi me “Zyshen e bukur”.
Në vitin 1982, në një sherbim në Tiranë në Ne Uzinën Mekanike të Gjeologjisë Tirane, pasi mbarova punë në Zyren e Financës, duke përshkuar korridorin e katit të dytë, dera e dytë djathtas ishte pak e hapur dhe ashtu shkarazi, pashë ulur në tavolinën tip “Kavaja” ish Zyshen time të bukur Natasha Ballanca.
Trokita lehte, ajo ngriti kokën dhe më ftoi te hyja. U ula përballë saj dhe i tregova se e njihja dikur si pedagoge e jashtme më kishe dhënë seminare të lëndës “Ekonimia e Ndërmarjeve”, si pedagoge e Jashtme.
E ftova për kafe tek Klubi i Uzines dhe aty i tregova episodin e mësipërm. Ajo qeshi dhe tha:
-Më vjen mirë për sinqeritetin tuaj Minella, por në atë periudhe isha në gjëndje të rënde psikologjike, se Faiku kishte kryer vetvrasjen dhe isha tepër e tronditur.
……Këto kujtime më zgjuan vëllimi “Tregime te zgjedhura” i Faik Ballancës. Une kam lexuar edhe vëllime të tjera të tij, si:
“Kenga e fundit e Marko Bocarit”, “Mbama pak pallton çun”, “Nomeja e larget” “Tregime të zgjedhura” , “Rrëmbimi” ,”Mbasdite të lagura”, “Letra anonime” “Pritësit e rrufeve”.
Mbase shtysë ishte edhe “Zysha” e bukur Natasha Ballanca…..