Tuesday, March 3, 2026
BallinaVitrina e libritPirro Minella Millona-..."Dashuria juaj vë botën time në levizje, po imja.....?!!!"

Pirro Minella Millona-…”Dashuria juaj vë botën time në levizje, po imja…..?!!!”

.Amanetin nuk e tret as dheu, mikja ime!!

Une do e mbaj fjalen e dhënë Ty atë natë të paharruar.

Të kam premtuar dikur, një libër do të jetë në vitrinat e librave këtu në Tirane, në librarinë tonë të preferuar.

Për Ne të dy për dy botët tona. Autor emri im, Muza e frymëzimit emri yt.

Ti nuk e mbajte fjalen, u mërzite mikja ime, por harrove se kisha dekada vjet, që nuk kisha asnjë pikë takimi me ty, as një shënjë, humbe diku thellë në mërgimin e largët.

Ku të të gjeja, por bota është e vogël mikja ime, mbase jo si dikur në një qytet në lagje të ndryshme me pike takimi stacionet e autobuzëve të qytetit tonë, por diku në hapsirë është fryma jote është qënja jote.

Po e filloj librin mikja ime me kujtimet e mia me ato pak, që rierdhën këto kohët e fundit. Nuk do ta mbaroj pa ardhur, Ti si atëherë, e qeshur plot frymezim, Ti je Muza ime.

Nuk e përfundoj se e di, që Ti ashtu e heshtur nga larg shfaqesh me thërret me atë zë melodioz të ulët:

-E mbarove pa mua, a thua kaq shpejt mbarohet libri ynë. Ti, autor dhe une, Muza jote. Mos vallë kaq shpejt më harrove dhe e mbyll pa atë freskinë që kam Unë për ty.

Kështu herë pas here letrat e zhubravitura të hedhura për gjatë shtratit tim, ngrihem i marr dhe hedh të tjera kujtime.

Kështu rrjesht pas rrjeshti mbushen fletët me kujtimet, që vijne valë valë.

Kur mbaroja valen e parë e kujtimeve dilja në ballkon dhe ashtu fshehurazi i lutesha Hënës të më tregonte ku fshiheshe Ti.

Ti ,ishe aty në mes rrjeshtave të mia shtriheshe merrje jetë.

Sa here mendoj se po i vjen fundi librit kujtohem edhe për kujtime të tjera çaste të bukura.

Betohem se atë që po shkruaj sot me kujtime është faqja e fundit dhe ta flak tutje stilolapsin, por nuk mundet kujtoj që jam akoma i dashuruar me Ty dhe akoma ky liber nuk mund të mbarojë pa kthimin tënd, pa frymëzimin tënd prej Muze..

Kur e fillova atë ditë e mendova të shpejtë fundin e tij dhe kur mendoj se sot është faqja e fundit e kujtimeve tona, e çuditshme gjej veten në fillim të librit, si ushtari që ndron rrjeshtin.

Ndoshta kujtimet tona do ti gjesh të botuar dikur larg, tepër larg, kur flokët e mi të mos u gjëndet më asnjë shënjë dhe floket e tu të bardhe si flokët e borës, që bien shtruar dhe mbulojnë oborrin.

Por ka edhe një mundësi tjetër, që ndoshta përveç teje askush nuk mund ta lexoj të botuar, se ndoshta sytë e mi do të jenë mbyllur në fletët e fundit të pa mbaruar dhe vetëm Ti e di ku do ti gjesh në atë sirtar të harruar…

….Do e lexosh atë liber, të pabotuar që asnjëherë nuk pati fundin e tij por vetem fillim dhe të mbetet Ty, amaneti ta mbarosh dhe një kopje të ma sjellesh Mua atje në përjetësi….

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT