Friday, December 26, 2025
BallinaVitrina e libritPirro Minella Millona-DEDIKUAR PËR FESTËN E NËNËS |||

Pirro Minella Millona-DEDIKUAR PËR FESTËN E NËNËS |||

….”Kur humba Nenoken time, bota ka ndryshuar, per mua nuk eshte me e njejte….!!!”…..Sa pak i dime vlerat njerezve me te dashur, kur i kemi mes nesh. Por kur i kemi humbur vetem atehere ne ua dime vlerat e verteta. Te humba nenokja ime dhe askush nuk eshte aty si ty, qe te vazhdosh te kujdesesh per mua. Me ate pritjen tere merak tek dera e jashtme, kur vija nga sherbimet e gjata, ti aty rrije me duart poshte perpases se belit dhe vetem me perqafoje dhe me merrje arome tek qafa:-Erdhe i miri i mamase.Te humba nenokja ime dhe bota menjehere ndryshoi rreth meje, nuk kisha me driten e vogel, qe mbaje ne shpirt, kur me rrokje ne qafe.Te humba nenokja ime dhe te nesermen e nisjes per ne sherbimin e rradhes, ato teshat per dush nuk i gjeja atje tek vendi, qe vetem ti e dije ashtu te palosura me kujdes mbi lavatrice. Nuk gjeja as cajinikun te gurgullonte aroma e cajit te malit, as filxhanin, as sheqerin te hedhur ne filxhan, se vetem ti nenokja ime e dije sa te embel e pija une.Te humba nenokja ime dhe nuk ka kush te me pergjoje, se mos me perseritet perseri ajo kolle e thate nga dhembje e fytit. Ato aspirinat te tretura ne caj nuk ka kush ti me hedhe, as nxjerrja e shallit prej leshi te punuar nga dora jote do me mungoje.Te humba nenokja ime, vetem ti e dije pse une nervozohesha, vetem ti me shikoje ne drite te syrit dhe me qetesoje shpirtin, askush nuk i ka keto veti te depertoje ne cdo kapilar te gjakut tim, ne cdo qelize te trurit tim.Vetem ti ma dije temperamentin tim te “keq” acarues, por edhe teper njerezor.Te humba nenokja ime dhe do me mungoje prania jote ne krahun tim te majte ne tavolinen e ngrenjes dhe askush nuk do e kuptoje ate shikim qe me hidhje kur filloja te haja ushqimin, vetem nga menyra e te ngrenit e dije ne se isha i nervozuar, apo haja me oreks.Te humba nenokja ime dhe e them me bindje se askush nuk do me doje, ashtu si ti nenoke, qe me doje me shume se veten tende dhe jam i sigurte se vetem Ti nenokja ime di te me duash ashtu.Te humba nenokja ime dhe nuk i kam me ato caste kur bisedonim vetem me ane te syve per shqetesimet e familjes dhe te detyres. Ne shume momente nga me te paimagjinuara, se mund te ndodhnin ishte zeri yt qetesues: “Pirro, kujdes, mos u rremb”,Ishe ti amortizatori i te gjitha shqetesimeve te mia”……Te kam humbur nenokja ime dhe e ndjej shume kete sidomos tani ne kete moshe, ne kete gjendje shpirterore, kur po na ikin edhe shume shoke e miq te vertete, po ngelemi pak , shume pak njerez te brezit tone me vlere..

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT