…Mikja ime të pres, mos merr asgjë me vete.
Eja të ikim nga kjo botë, që po shëmbet çdo ditë, të shkojmë larg në fluturim pambarim.
Të fluturojmë, si zogj në hapsirë, i pashe dje si erdhën si çift të lumtur.
Sa bukur mashkulli i shërbente femrës, duke i rregulluar folenë e tyre të ngrohtë.
Edhe Ti eja, të bashkohemi në fluturim dhe të shkojmë ku të dëshirosh. Atje të ngremë folenë tonë të dashurisë.
Dua të shikoj syte e tu, ata sy të më thonë ku të shkojmë lart në qiellin blu, të shkojmë sa më larg nga ky vënd që po shëmbet.
Kjo nuk është stinë si të tjerat, jashtë natyra qesh dhe brënda nesh ka vetëm dimër, një stinë e rënduar.
Unë kam nevojë shumë dhe Ti e di mirë përse kam nevojë aq shumë, për Ty e dashur mikje ime.
Une të dua Ty shumë, më shumë se jetën time.
Eja, të të shtrëngoj në krahet e mi, të bëjmë dashuri ashtu fluturimthi dhe nëpërmjet syve të tu, të mas qiellin e paanë ta fut në kuadratin e syve të tu.
Të puthemi të dy, të bëjmë dashuri të dy dhe nga lumturia jonë të përlotemi të dy.
E di, që heziton e di që ke dilemë, por jo të lutem, eja më ndiq do e çaj une i pari, do të të mbroj nga çdo gjë aty në gjirin tim të ngrohtë.
…..Mos hezito, eja të shkojmë të dy atje larg ku të jemi vërtet të lire, në qiellin e pushtuar nga Ne, të dy zogj të lirë në qiellin tonë blu.
Ta prekim, ta bëjmë tonin dhe atje të ngremë folenë e dashurisë dhe ashtu të jemi tërë jetën të dashuruar.
Të pres në fluturimin e lirisë në qiellin blu….
