Wednesday, January 21, 2026
BallinaVitrina e libritPirro Minella Millona-Më the do të vij dhe unë po të pres...

Pirro Minella Millona-Më the do të vij dhe unë po të pres me mall të pashuar…!!!”

…Mall, shumë mall, na rikthehu në vitet tona të rinisë.

Nuk është nostaligjia vetëm, është malli i shumëfishuar këtu brënda në atë folezën e dashurisë, që ruhet aq thellë në shpirtërat tanë.

Ma solli rrezja e diellit në këtë mëngjes të bukur e të plotë, ajo rreze, e cila më gjeti këtu në ballkonin tim, ku kisha dalë me kafenë e ngrohtë. Ato rreze, luanin me mua më përkëledhën fytyrën. Edhe zemra filloi të punojë me ritmin e harruar të rinisë, u mbush plot.

Mallin që kam për ty u përzje me flladin që është duke lundruar në fushat, ku kane lulëzuar lulet shumë ngjyrëshe dhe plot aromë.

Dhe trëndafili që nënonkja ime e pelqente aq shumë, unë e kam këtu afër meje në ballkonin tim dhe ai më solli mallin tënd me aromën aq të ëmbël dhe aq shpresëdhënëse.

Malli që kam për ty është aty në muzgun, që ka mbështjellë ditën, në kohën, që ndahet dhe vendin ja lëshon natës gjithëpërfshirëse

Bashke me muzgun edhe unë me flladin do të vij tek ty ashtu si bleta që vjen të marrë nektarin për hojet e veta.

Mallin që kam për ty vitet megjithëse ikin një e nga një më kanë bëre më të fortë, asgjë nuk ka ikur nga kujtimet e mia të bukura.

Kujtimet tona janë plot ndjenja e pasione brënda, çastet tona janë të paharruara, megjithëse loti nuk komandohet dhe ka shkarë lehtë në faqen time.

Malli më shtohet më shumë kur del Hëna e plotë dhe ma bën me sy. Edhe Hëna pret të takohemi të dy vetëm ajo na njeh më mirë se kushdo sa të dashuruar jemi.

E di që do të vish si zogu i parë në pranverë, që kthehet në folenë e vet të vjetër, ajo dallëndyshe bisht gërshërë.

….Këtu do të pres, bashkë me dallëndyshen ajo të rigrejë folenë e saj dhe ne të ringrejmë përsëri me me forca çerdhen tonë.

Të pres me mall të pashuar……

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT