…Kush nuk kthehet si dikur në kujtimet e veta të “djalërisë.
Asaj moshe aq të bukur dhe të pafajshme.
Vjeshtë kudo, vetëm gjethet e lëshuara përdhe.
…”Vjeshta u ndrron pemëve gjethet, kurse vajzave mbiemrat….”
E saktë, koha ecën me trok të shpejtë dhe ja përsëri u ndodh po tek e njëjta rrugë, si dikur.
E heshtur rruga, në fund të saj akacia e heshtur rri dhe mendon.
Sa gjallëri kishte dikur kjo rrugë. Në çdo pranverë, kur çelte akacja dhe mbushej plot çdo lule e saj atij i ngjasonin me buzëqeshjet vezulluese të vashëzës aq të dashur.
Po kjo rrugë nuk ka asnjë ndryshim si ateherë, po ai asfalt l vjetëruar dhe i shkelur çdo ditë.
Si këtë vjeshtë edhe në çdo vjeshtë të numëruar ndër vite, rrëzohen gjethet.
Por çdo ditë dhe çdo vjeshtë shtohen kujtimet.
Ahh…. këto kujtime ngjasojnë me plagët e shpirtit, kthehen në mall të pashuar
Dhe përsëri ka ardhur ne kete rruge, ku ndjen dhimbjen therrëse siç shkalton thika e ngulur deri në eshtër.
Dhe ecën ngadalë, zvarrit hapat e tij si në një kortezh lamtumire.
Po në atë rrugë, ku disa gure janë mbuluar me myshk, afer pragjeve të portave të rënda të pa çelura me vite, ku edhe kyçi i ndryshkur u rëndon.
…Vetëm akacja çdo pranverë çel lulet e saj dhe ritualisht i vyshk dhe gjethet e rëna në vjeshtë jane i vetmi dëshmitar….
Përsëri do të vije në atë rruge, por Ajo do të mungojë përsëri…..
