Tuesday, December 23, 2025
BallinaVitrina e libritPirro Minella Millona-...." Ne gjirin e Nenes Natyre....!!!"

Pirro Minella Millona-….” Ne gjirin e Nenes Natyre….!!!”

” Ne gjirin e Nenes Natyre….!!!”…..Shume vite mban me vete, shume sprova ka kaluar, por e cuditshme perseri jeten e do si perhere, ashtu te bukur te larmishme, plot kolorit..Kjo jete fillon nga agimi i praruar, puth ne fillim kreshpat e maleve, me vellon e bardhe te perhershme te bores, pastaj zbret lehte lehte duke pershkuar livadhet e mbushura me lule shumengjyrese. I bukur agim, me bukuri marramendese. Zbardh agimi dhe rrezet e diellit forcohen, ngrohin token mbare, e shtrijne rrezet ne floket e supet si te nje vashese te bukur qe baret me capin e lehte drejt djaloshit qe e pret tek burimi i fresket. Jeta gjallerohet, qielli ne kupen e tij ka kaltersine maramendese, kur jeta fillon me krahet e fluturave dhe bleteve qe shetisin lule me lule mali te celura aq bukur per to. Dhe keshtu ne ate mareveshjen e heshtur nata largohet ngadale me nostalgjine e saj, duke ja lene natyres qe ndricohet me mijra dritash shumengjyreshe si ujevarat e Valbones se kalter, qe vallezon dore per dore me natyren bujare. Keshtu mengjesi e pergatit buqeten e tij me ngjyrat e ylberit dhe ua dhuron si te vjeterve edhe te rinjve, per te marre aromen e luleve te saj.Jeta vazhdon, gjallerohet si refren kenge te gezuar, bashke me te gjallerojne endrrat , deshirat e panumerta si lumenj te plote qe presin te derdhen ne detin e dashurise.Dita kalon ngjyrat ja lene njera tjetres, dhe ja pas dites plot pune e gjalleri bie muzgu, me kujdes me hapin e matur te sigurte dhe te ngadalte, eshte zbukuruar me fustanin pranveror te buze mbremjes. Eshte fillimi i ledhatimit te ndjenjave te embelta, duke pergatitur naten magjike , per dashurine pasionante per ate dehjen nga shpirti i parfurmuar me dashuri.Hena e plote hedh shikimin mbi te bukuren natyre, nata ka perqafuar mbare njerezimin dhe ngadale zhurma ja le vendin heshtjes dhe qetesise qe bute embel token e mbulon.Deti ka rene ne qetesi, edhe dallga ne breg zbutet i bindet, ashtu te perqafuar me shkembin , te dy e shijojne naten e qete.Vala, perkeledh embel bregun qe buzet i ka prush te nxehta i pervelojne, ja zbut, ja njom me dashurine e vet. ….Befas ajo shkeputet nga enderrimet dhe kelthet aty ne breg, rrethuar nga valet lozonjare, ngre duart lart te hapura drejt nga qielli:”E dua jeten, jam Vasheza me fustan te bardhe per djaloshin tim, jam e kalter ne shpirt, si qielli, plot ngjyra si lulet ne lendine dhe e bute si bari ne lendine….Jeten e dashuroj………!!!”

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT