Thursday, February 5, 2026
BallinaVitrina e libritPirro Minella Millona-" Romani" i jetës së saj i pa botuar ndër...

Pirro Minella Millona-” Romani” i jetës së saj i pa botuar ndër vite

Ndihet e drobitur, fuqitë e kanë lënë, kuptohet mosha bën të vetën, aq sa edhe pragun e deres nuk e kalon dot më si dikur, por ashtu avash, avash çapitet.

U ul në atë kolltukun e vjetër aty pranë dritares prej shumë kohësh, mori kutinë e vjetër me atë ngjyrë të dalë, vënde, vënde, lëkura e grisur.

E hapi me kujdes dhe letrat që ishin aty të renditura me aq kujdes nisi ti lexonte me ëndje avash, avash, duke i ndjerë shumë se çfarë ishte shkruar për të.

Syzet prej moshës e detyruar, fshihnin ata sy, që dikur ishin aq të gjallë.

Me mëndjen e vet ato letra i quante “romani” i saj i jetes. E kishin shkruar veçanërisht vetëm për të.

Nuk donte ta botonte atë koleksion letrash pavarësisht, se mund të gjente shtëpi botuese të interesuara për ta botuar atë histori interesante të “romanit” të jetës së saj..

Vetë autori i këtyre letrave nuk pranoi, që ato ti lexonte dikush tjetër. Nuk kishte faj, ai ishte “romani” i saj, pasuria e saj, thesari i saj.

Shiu jashtë binte rrëmbyeshëm, por ajo nuk e vinte re aspak.

Ishte zhytyr në atë kohë, ishte kthyer pas në ato vite, kur e kishte kënaqësi të lagej nën shi dhe të priste Atë, ashtu të thahej në krahët e tij, të bënte dashuri .

Koleksioni i letrave ishte vendosur me kujdesin më të madh sipas periudhave dhe datave të dërgimit të tyre, secila nga ato ishe nje ngjarje për të.

Dhe ashtu Ajo fluturonte nga kolltuku i vjetër afër dritares dhe ato letra e çonin në ato vënde, kur dikur ecte me nxitim pa kthyer kokën për të arritur në takim në kohën e caktuar, mos ta linte në pritje ate, por cdo minutë për të kishte vlerë.

Kur mbaronte një leter në buzët e saj të thara, pikturohej qartë buzëqeshja, sytë e fshehur pas xhamave të trashë optike merrnin si dikur një shkëlqim, atë shkelqim të një Zonje Fisnike të dashuruar me thinjat aq brilante si floke borë të bardha, që i qëndronin në kokën, si kurorë.

Mbyllte sytë dhe i parafytërohej qartëë pas çdo shkronje, që lexonte vetja e saj dhe qeshte me plot shpirt

Aty brënda në atë kuti ishte “thesari” i saj, i çmuar, aty fshihej e tërë pasuria e saj e trashëguar, e gjithë ajo pasuri vetëm në ato copëza letre të zverdhura nga koha dhe të perdorura aq dëndur nga gishtrinjte e saj, kushedi sa here shfletuar.

E lexoi dhe një letër dhe e lodhur nga sytë ndaloi, vuri shënjën në atë datën e leximit.

U ngrit ngadalë nga kolltuku dhe u shtri të pushonte, të mbyllte ata sy të lodhur nga kujtimet.

….Zonja Fisnike e moshuar vazhdonte të ishte e dashuruar, pas Atij “thesari”, që ishte shkruar për Atë nga Ai dikushi i atëhershëm.

E zuri gjumi i thellë dhe dëshironte të ëndrronte përsëri edhe njëherë takimin me të, me Atë që i dhuroi atë “thesar” të çmuar…

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT