..Erdhi me mall ne qytetin ku kaloi ate rinine e pare, te bukur.I ra me nge tere rrugicave te kohes se saj, qe i kujtonin aq mall e nostalgji, ato kujtimet kur rrugicat mbusheshin me zerat e ngrohte te njerezve te dashur.Cdo moment pershendeste sa majtas djathtas.Nje buzeqeshje, nje mendim, nje keshille dhe nje puthje me nxitim.Kembet e cuan ne fund dhe ne rrugicen e saj te vjeter.E cuditshme edhe rrugica ishte thinjur si Ajo me barren e rende te kujtimeve.Rastesisht perballe u takua me Ate mikun e hershem te saj.Po ashtu i bukur, si atehere vec floket ishin te argjenda qe ja shtonin edhe me shume fisnikerine e tij, kurse Ajo me ato floket leshuar dhe lozte era ate mengjes si e marre me floket e saj, qe nuk i bindeshin me.Te dy ndaluan hapat.Ajo e pershendeti me zerin qe ju drodh si atehere qe pershendeteshin cdo mengjes, ose edhe gjate dites.Atij ju lendua ajo plage e vjeter qe kishte zene kore aty thelle ne zemren e vet. Ajo teper e bukur, Ai i thinjur jo vetem nga mosha, por e kishte plakur malli per te, ishte vjetersuar shume.Ngriu me shume se nje statuje nga ai ze aq i ngrohte, qe i erdhi.E pa ne sy sa vite kishin kaluar, sa mall dhe syte ju mbushen me lot.E kuptoi sa plage e pasheruar qe ishte per te. Sa gjalle jetonte ne shpirtin e saj.Ashtu ishte akoma i fresket ne cdo kujtim te saj, qe e lidhte me kete rrugice dhe me ate perballe tij sot.Vetem pese minuta bisedim, vetem kaq mjaftuan. Nuk mund te rrinte me shume me te,. I dha doren mblodhi forcat mos ta linin dhe nxitoi hapat per tu larguar.Duke ikur me nxitim fshiu me kurrizin e dores lotet, qe nuk donin te mbaroheshin, por donin te lagnin cdo cep te rrugices se tyre te vjeter.”Ndoshta akoma e dashuroj- klithi me tere forcen e brendeshme te shpirtit- apo mbase eshte thjesht nje plage e pasheruar nga kohrat qe kam kaluar”………Ishte e bindur se nuk do ta shikonte me, se nuk do te kalonte me ne ate rrugicen e vjeter te kujtimeve, por edhe te trishtimeve te saj, por e dinte perseri se do te jetonte me mallin e atyre viteve.Mos valle akoma e dashuroj ate me po ate force me po ate pasion e ndjenje?…Ndoshta per jete do ta dashuronte me po ate force…!!!
