Friday, January 23, 2026
BallinaVitrina e libritPirro Minella Millona-.... " Shkëlqimi që buron prej saj...vjen nga dashuria në...

Pirro Minella Millona-…. ” Shkëlqimi që buron prej saj…vjen nga dashuria në zemrën e saj, vjen nga thellësia e shpirtit të saj…..!!!”

….Çdo ditë e ndeshim në mjediset e lagjes tonë, në mëngjes duke vrapuar për në qëndrën e punës, por edhe në mbasditet ku i shërben familjes së saj.

Është gruaja gjithmonë e qeshur dhe e lumtur.

Pavarësisht sfidave me të cilat përballet, ajo gjithmonë arrin të projektojë një qëndrim pozitiv dhe shkëlqim në raport me të gjithë.

Kuptohet se jeta e saj nuk ecën çdo ditë e qetë, ka mësuar se si të thithë dhimbjen dhe pengesat dhe të vazhdojë të eci përpara, duke mos e zbehur kurrë shkëlqimin e saj që e reflekton aq haptazi.

Edhe ajo shpesh ka ditë ku thjesht nuk është më e mira e saj, por kjo është pjesë e magjisë së saj:

Gjithmonë gjen një mënyrë për të gërmuar thellë, për të vazhduar dhe për të mos humbur kurrë dritën që i mbush sytë e saj të bukur.

Dikush e quan të fortë, dikush tjetër ndoshta edhe të guximshme Por ajo që asaj i intereson më shumë janë njerëzit pjesë përbërëse e jetës së saj dhe të jetë përherë e lumtur..

Nuk u nis me mendimin të ishte një luftëtare, një e mbijetuar apo ndonjë gjë tjetër e veçantë..

Thjesht është e kënaqur të jetë vetëm vetvetja, megjithatë duhej të jetë e kënaqur dhe e lumtur pikërisht për këtë të qënurit vetvetja.

Nuk është e lehtë të jesh gjithmonë vetvetja, por ajo e mirëpriti atë përgjegjësi me kënaqësi, sepse e di që mund të kapërcejë çdo pengesë dhe shpesh të mbajë peshën e problemeve dhe të shqetësimeve të shkaktuara edhe nga presioni i botës qe e rrethon.

Në situata të caktuara di të tërhiqej dhe të marrë kohën që i duhet vetes për t’u rimbushur dhe rikuperuar.

Kohë më parë, ajo i ka bërë një premtim vetes së saj, që kurrë të mos e lërë errësirën e fjalës të thënë nga të tjerët, të zbehë dritën dhe lumturinë e saj ..

Ishte një premtim solemn, që ajo përpiqet çdo ditë ta mbajë.

Kur e shikon në pamje të parë dhe kupton se sa e bukur është me të vërtetë, kjo nuk është për shkak të rrobave të saj, pamjes së saj apo mënyrës se si i stilon flokëtm apo te ecjes të saj krenare ..

Por shkëlqimi që buron prej saj vjen nga dashuria në zemrën e saj, vjen nga thellësia e bukur e shpirtit të saj…..!!!”

…Kjo është gruaja që shfaqet përherë para syve tanë sa herë përshëndetemi me të në ambjentet e lagjes ku banojmë…

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT