Wednesday, January 21, 2026
BallinaVitrina e libritPirro Minella Millona-Shkoj shpesh atje tek vendi ku linim takimin me shpresen...

Pirro Minella Millona-Shkoj shpesh atje tek vendi ku linim takimin me shpresen se nje dite do te vije….!!!”

…Ishte me pushime ne Tirane. Kishte ardhur nga vendi i larget ne emigracion. Nje grua ne moshe te pjekur, por teper ne forme. Me nje trup te drejte, teper te ruajtur nga shtesa e peshes. Floket ngjyre kafe te pjekur, kuptohet thinjat kishin marre terren. Ishte perballe meje. Ishim njohur diku dhe ja sot u takuam perseri pas telefonates se saj.Filluam dhe biseda e kendshme dhe rridhte krejt natyrshem. Si pa dashur kureshtja per portretin e saj me shtyu ti bej nje interviste te castit te papergatitur me pyetje, por spontane.Pas ngacmimeve te para, i drejtohem me shkurtimin e emrit te saj.Shqiptimi i atij emri, beri, qe asaj ti dridhet shtati i bukur dhe me ze te ulet me pak shperetime tha:-Kam shume kohe qe nuk me ka thirrur kush keshtu.Une nderhyra:-Une jam i dyti qe te therras me kete emer.Ngriti koken vrullshem:-Ku e di ti qe je i dyti, bravo ku e gjete. S’doja ta thoja.-Jam i sigurte se i dashuri yt te ka thirrur me kete emer.-Po-me tha.Une atehere vazhdova ta ngacmoj:-Me trego pak per ate dashuri te pare te humbur.- Po te tregoj per dashurine e madhe qe akoma e kam ne zemer nuk e harroj dot. Filloi ne bangat e gjimnazit diku andej nga viti i dyte.Njoha nje djale ishte disa vjet me i madh se une. Me tipare, ishte brun i lezetshem i gjate, kishte nje buzeqeshje te embel. Perjetuam nje dashuri te madhe.I binte dhe kitares, kendonim te dy serenatat sidomos korcare.Per tete vjet, mbaroi fakultetin.Pikerisht kur po behej gati te vinte tek prinderit e mi, u nda nga jeta papritur ne nje aksident, ja preu ne mes endrrat e riniseE mbaj mend dhe puthjen e pare, qe ma rrembeu. Ishte nje dite mesimi ne gjimnaz. Ra zilja dhe nxenesit po dilnin. Une nuk e di pse qendrova ne klase, kur hyn furishem dhe me thote:-Kam harruar dicka per te marre. Pa njehere rrethe rrotull dhe me rrembeu puthjen e pare ne buze, ate shije te saj e kam akoma te fresket edhe pas dyzete vjetesh.E pres akoma te vije tek prinderit e mi per te me kerkuar doren, por Ai akoma nuk ka ardhur. E tille eshte jeta.Pastaj gjeta bashkeshortin, u martova dhe kam nje vajze. Edhe bashkeshorti u largua shpejt nga kjo jete…..Une perseri sa here shkoj ne qytetin tim te lindjes kembet me cojne tek vendi i takimit tone te dikurshem, atje qendroj pas atyre pemeve ku dikur fshiheshim dhe zhyteshim ne boten tone te bukur, harroheshim ne ato puthje aq te thella, te shijshme, nxitoj me shprese mos e gjej aty fshehur, duke me pritur mua, nuk e gjej dhe kthehem me kembet qe i zvarris per tere keto vite. Ai eshte vetem ne zemren time..

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT