.Zbrita nga autobuzi i linjës së “Tiranës së Re”, për të shkuar tek Liceu për të takuar një mik. E kishim lënë pas kaq kohësh bisedash në rrjetin social.
Qëndrova për një moment me fytyrë nga “Artet”. Dera gjithmonë e hapur. Vetvetiu mora rrugën, duke ju afruar hyrjes kryesore.
Kur u ndesha balll për ballë me një fytyrë tepër të njohur për mua. Një miku im i dikurshëm i jetës studentore.
Një artist, bashkëstudentë të asaj periudhe.
Mall i madh. Shikuam përreth ku të qëndronim për një kafe.
Kur befas dhashe mendimin tim:
-Nuk ulemi si dikur në këto shkalle të ngurta, kur prisje mikeshën tënde të dilte, për ta shoqëruar për në konvikt.
Miku im qeshi më të madhe:
-Si nuk harron asgjë, mor i “paudhë” edhe këtë e mban mënd. Ulemi dhe ma trego Ti, historinë time me atë studenten e “Violinçelit”. Sigurisht që e tregon më bukur, si gjithmonë i “qan” këto tregime.
Kruajta pak zërin dhe fillova:
-Por Unë do të veçoj një koncert i studentëve të “Arteve” e kishin projekt mësimor.
“Bukuroshja” jote do të luante një pjesë të vështirë. Në mos gabohem pjesa, që luajti mikesha jote ishte “Koncert për violinçel dhe orkestër të Robert Schumann”.
Të dy ishim në rradhën e parë dhe e ndiqnim me emocione.
Nuk të harroj, që haje thonjtë, nga sikleti dhe emocioni se si do të dilte, në atë projekt.
“Bukuroshja” ishte veshur tepër lehtë, ishte pranverë e plotë.
Me këmishë të bardhë dhe me një fund me pala ngjyrë blu.
Flokët e zeza si pendët e korbit dhe ajo fytyre aq e skuqur nga emocionet.
Për një moment ktheve kokën nga Unë dhe më thë diçka të veçantë.
“Sa fatlum është violinçela, në mes të kofshëve të mikeshës time. Shikoje me vëmëndje si luan me sy mbyllur. Jam i sigurtë, se Ajo tani po “flirton” me violinçelën e saj”.
Për një moment mbeta pa frymë. Por edhe mua me kishte ardhur ky mendim pa vetëdije në trurin tim….
….Qeshëm me të madhe të dy dhe u çuam nga shkallet dhe morëm të dy rrugën e Liceut për të mos e lënë shumë në pritje mikun tim Pas pak u ndamë, sapo shquajta mikun tek shkallët e Liceut…..
