..”Të fola drejt dhe në sy, mora zhgënimin e madh nga Ty dhe thirra deri në kupë të qiellit: “Botë e padrejtë”…!!!”
…E di kush thotë të vërtetën mbetet me pak miq të vërtetë!!.
Por Unë gjithmonë do të të flas ndër sy, pavarësisht “fruteve te hidhura”, që jam i sigurte, që do të marr.
Isha i sigurtë, që do të ikje, nuk e di se ku, mbase do të gjesh udhën tënde të humbur.
Mos harro, do të të mungojë vetëm Une.
Ktheje kokën dhe sigurisht aty jam Unë.
E di që do të të mungojë Ajo “alo” e imja çdo mëngjes.
Nuk do të dëgjoj zërin tënd të ëmbël, do të të mungojë buzëqeshja ime e çiltër dhe “cicërima” e zërit tënd sigurisht do më mungojë edhe mua.
Shume buzëqeshje do të marrësh nga çdo anë, por jo buzëqeshja ime ishte krejt tjetër.
Do të dëgjosh shumë fjalë nga të tjerët, por do të mungojnë fjalët e mia, pavarësisht, se nuk do e pranosh, por thellë do të ndjesh mall për fjalët e sinqerta, që të kam thënë gjithmonë.
Askush nuk mund të të thërrasë, si të kam thirrur përherë Unë.
Mbase do të dëgjosh ligjërata të plota, por pikërisht kjo do të mungojë, nuk hyn asnjë fjalë tjetër aq lirshëm, sa ka hyrë ato fjalë tek Ty….
E di që nga malli i fjalëve të mia të munguara, një pikë loti margaritar do të marrë rrugën për të mos u kthyer më.
Thellë do të ndjesh pendimin për të gjitha, por nuk ka më vend për pendim.
Te humbësh një mik, një shok, një vëlla nuk e di a do te kesh forcë për ta përballuar, kur ta kuptosh realisht, dhimbja do të jetë tepër e madhe për supet e tua të brishta, zhgënimet është i sigurte, qe janë shumë herë më të fortë se Ty.
Nuk do të jetë askush aty afër teje, që të më gjejë mua dhe të rikthehem përsëri.
Vetëm Heshtje do të mbretërojë rreth teje.
Po e meriton këtë heshtje, se edhe Ti heshte, kur Unë ti thashë të gjitha drejt e në sy.
Por ka heshtje që flet më shumë, se çdo fjalë tjetër.
Vonë, shumë vonë do të marrësh atë fajin tënd, që nuk e pranove kurrë, dhe nëpërmjet lotëve të nxehta do të thuash:
“E humba një mik, një shok, një vella.
Përse valle”???
Kjo është Bota e padrejtë….!!!
