Friday, February 6, 2026
BallinaVitrina e libritPirro Minella Millona-"Te mora me vete atje diku ne imagjinaten time ate...

Pirro Minella Millona-“Te mora me vete atje diku ne imagjinaten time ate mengjes pranvere….!!!”

..Nxitoja diku kisha nje porosi per ta cuar ne qender Tiranes. Kishte kaluar ora 8. Tek sheshi instiktivish hodha syte nga dera, qe te con tek Biblioteka Kombetare….Ndalova nje moment dhe kujtimi i kohes studentore erdhi i fresket si ate mengjes pranvere,ku nxitoja te zija nje vend ne Biblioteke se kisha kolegium.Hyra ne sallen e Bibliotekes Kombetare, zura diku nje vend andej nga dritarja qe shikonte nga brenda oborrit. hapa leksionet dhe u bera gati te shkoja te pija nje kafe te merrja veten dhe te filloja “sulmin” per kolegiumin..Kur ne karriken prane meje u ul nje goce e re edhe ajo studente, se kishte dispencat. E pashe me bisht te syrit.Ishte studente e mjekesise. Keshtu thonin dispencat, qe i la ne krahun tim si “barrikade midis meje dhe asaj.Hapi fletoren dhe u zhyt ne lexim te thelle. Nuk po ja ndaja syte. Nje profil interesant. Fytyra e imte, floket te zeza me baluke, qe i binin mbi balle. Elegante, e veshur me nje fustan te lehte ngjyra ngjyra. Kishte veshur nje triko te holle ngjyre bezhe te celet, qe e tregonin edhe me te bukur me ate fytyren pak te zbehte.Ne nje moment ngriti syte e ndjeu shikimin tim. Vetem nje cast dhe perseri i uli.Une u ngrita dhe duke i kerkuar leje vajzes, qe me hapi pak shtegun dola….Faleminderit qe erdhe ne mengjes dhe u ule prane meje.Mua nuk me njihje, sigurisht qe edhe une as qe te njihja ty. Por prania jote prane meje kete mengjes me beri me shume enderritar. Pa te marre leje fillova te te perfshire ty ne imagjinaten time prej studenti pak romantik.Ishim vetem Une e Ti dhe askush tjeter. As Une nuk e dija destinacionin dhe aq me pak Ti.Te mora ne udhetimin e gjate Une dhe Ti, e panjohura ulur prane meje rastesisht. Mengjesi gri nuk ishte me per mua. Megjithese nuk kishte Diell te forte, nuk ja ndjeva mungesen e ngrohtesise se tij.Me Ty vazhdoja udhetimin. Brenda meje rete e murme u shperndane, sikur te kishte ndodhur dicka e vecante, ajo qe quhet nje ndjesi e bukur e brendeshme.Por udhetimit i erdhi fundi, u ktheva dhe e kuptova, qe mrekullia ishe Ti aty ulur prane meje…..Mbaj mend, qe studentja rreth drekes u largua ne shoqerine e shoqeve dhe une me doren qe me dridhej i shkruajta nje pusulle te vogel:”Besoj do te vish perseri neser, ta ruaj vendin??!!”….Gjeta nje moment dhe e futa ne nje faqe te nje dispence, qe ishte ne “barrikaden” e saj…..Nuk e kam pare me kurre ne jeten time, por ja qe imazhi i saj me erdhi aq embel sot…

.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT