.Ja erdha, si dikur të të gjeja, këtu në qytetin ku u rritëm të dy hap pas hapi.Të kërkova, kudo në çdo rrugicë, në çdo qoshe të qytetit këto ditë…
Mos ik kështu pa u pershendetur. Kaq shpejt harrove.
A nuk ishe Ti, që lexoje e para rrjeshtat e mia tërë pasion.
Kur më ndreqje gabimet e mia ortografike, si pasojë e emocioneve të çastit të hedhjes së atyre rrjeshtave në skicat e mia.
Sapo Unë vonoja rrjeshtin e rradhes, Ti ankoheshe dhe binte zilja e celularit, dridhej dhe nuk pushonte deri sa ta merrja diku të hedhur pa kujdes, në ndonjë cep.
E hapja dhe dëgjohej zëri yt i dridhur:
-Jam Unë, më mungon rrjeshti yt.
Ishte një vonesë e vogël dhe Ti ankoheshe, pse nuk erdhi ai rrjesht, që Ti e prisje me aq ëndje.
Shumë herë Ti ja kaloje edhe Diellit për të më thënë mua :
-Mirëmengjes!!.
Kur më mungonte motivi për të “zhubravitur” disa rrjeshta, kur në fakt atë ditë nuk kisha muzën e nevojshme, ndihesha i zbrazët në shpirtin tim, i shteruar, si shkretërira, qe nuk ka ndjerë “puthjen” e shiut të pritur me aq padurim.
Atëherë Ti, gjëmoje, vije si rrebesh i plotë dhe derdhje detin e bukur të pasionit tënd në shpirtin tim.
Dhe pikërisht ky det bëhej muza ime, frymëzimi im.
Harroje si më thërrisje “i marri”, “i dashuri im” dhe herë herë me shaka më thërrisje erdhi “romantiku im”…
Të gjitha këto, që rendita më lart, fjalët, epitetet apo premtimet e dhëna tërë pasion, vetëm kjo natë këtu i treti.
Vëndin e zuri errësira, hije, që më ndoqi nga pas këto ditë këtu në qytetin tonë të dashur,.
Pyes Unë:
-Ku je Ti.
Pyet hija që më ndjek :
-Ku je Ti
Dhe nata e gjatë pyet:
-Ku je Ti.
-Mos ik. Kjo fjalë shuhet në këtë errësirë pus, kjo errësirë e vret këtë fjalë.
….Ti nuk mund të ikësh dot, megjithëse ke thënë mbase në heshtjen e thellë:
-Lammtumire.
Mos harro premtimin e thënë në ato çaste pasioni:
-Jam e para që përpij rrjeshtat e tua.
….Mos harro dikur këtë premtim solemn më ke dhënë dhe unë sot erdha që ti ta mbash premtinin tënd…
