Tuesday, January 27, 2026
BallinaVitrina e libritPirro Minella Millona-."Ti sot ke datëlindjen, urimet për Ty e di, që...

Pirro Minella Millona-.”Ti sot ke datëlindjen, urimet për Ty e di, që janë pak, fare pak….!!!”

.”Ti sot ke datëlindjen, urimet për Ty e di, që janë pak, fare pak….!!!”

…..Të strukur në një lokal para disa ditësh, me kafenë para dhe me gotën e rakisë, miku im filloi ashtu, sikur fliste me veten e tij, të më tregonte diçka….

-E di pse Unë pranova të të jap edhe një gotë raki?

-Besoj se ke një shkak të fortë, të brëndshëm.

-Po, Ajo sot ka datëlindjen, do të mbushte shtatëdhjetë vjeç.

Uli kokën dhe humbi në mendime.

E dija, që miku im ka shumë, që i mungon gruaja e tij, dashuria më e madhe e Jetës.

Ajo e ndjek ashtu në heshtje nga lartësia e përjetësisë të saj.

Dhe filloi të nxirrte nga thellësia e shpirtit të tij të plagosur rrëfimin.

E ndoqa me vëmëndjen më të madhe gjithë ligjërimin, tek fliste për dashurine e tij të madhe ….

-Ti sot ke datëlindjen. Urimet e mia për Ty janë pak, e dashura ime. Ti ishe dhurata më e bukur, që më fali kjo jetë, por u ndërpre në mes, kur atë ditë u largove në përjetësi, po si sot vjeshtë e thellë.

Unë sot përsëri të them “Gëzuar Datëlindjen e dashur”

Je më e shtrënjta për mua në këtë jetë dhe në atë jetë, ku Unë së shpejti do të të ndjek.

Flas me Ty, mendojmë të dy tok, por nuk të kam pranë Ty, të shikoj sytë e tu të bukur.

Për Ty, që je më e shtrënjta dashuri. “Gëzuar datëlindjen ” është pak shumë pak.

Çfarë të të dhuroj sot e dashur në këtë përvjetor?

A mund të paketohet dashuria e jonë?

Por Unë sot po e ngrë një dolli, po me raki ashtu si ma vije Ti në tavolinë, e heshtur dhe me uleshe pranë dhe më vështroje drejt e në sy, për të ndjerë lumturinë time.

Po dollinë do ta pi për Ty e shtrënjta dhe e vetmja “Dashuri”.

“Gëzuar Datëlindjen e dashur”.

Përsëri është pak, shumë pak.

Është pak shumë pak çdo gjë që mund të them për Ty, Dashuri që nuk ka kurrë fund.

Ti ke qënë gjithmonë fryma ime, aroma e luleve më të bukura, që edhe në kopshtin tonë nuk gjënden më.

Edhe tani po ëndrroj me sy zgjuar, se Ti je kujtimi më i bukur dhe i vetëm i jetës time.

E di sot ndodhesh larg meje, shumë larg, por Unë të ndjej në poret e mia në lekurë.

E di se edhe kur akrepat e orës puthen në të dyja bashkë, do të dërgoj edhe Unë puthjen e ëmbël si dikur…

Ti je syri im më i bukur, plot ngjyra të jetës, që më dhuroje përherë.

Ti më ke dashur gjithmonë me shumë se veten tënde.

Dhe Unë sot me këtë gotë të uroj:

“Shpirti im, Gëzuar Datëlindjen!!”

Vetëm atëherë miku im ngriti sytë, një lot i vonuar rrodhi aq pastër, si kristali nga sy të e tij të lodhur.

….Më vështroi drejt e në sy, psherëtiu dhe me zë të shuar më shtoi:

“Gëzoje dashurinë sa e ke në krah”.

Ndryshe do të ëndrrosh si Unë me sy hapur, i përmallur…!!”

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT