Monday, December 29, 2025
BallinaLajmePlagoset një person në Fushë-Kosovë

Plagoset një person në Fushë-Kosovë

Në rrugën “Bedri Pejani” në Fushë-Kosovë, ditën e shtunë ka ndodhur një plagosje me armë zjarri.

Një person është plagosur dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor.

Lajmin për Periskopin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 17:00 policia ka marrë informatën për një plagosje me armë zjarri të ndodhur në rrugën  “Bedri Pejani” në Fushë Kosovë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes  dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarje”, tha Ahmeti.

“Në këtë rast, nga arma e zjarrit lëndime trupore ka pësuar një person dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor”.

Ndërkohë që hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin  veprimet hetimore për arrestimin e personit të dyshuar i cili është identifikuar si dhe ndriçimin e plotë të rastit./Periskopi

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT