Wednesday, January 21, 2026
BallinaVitrina e libritPO PRAPË ME TY-Valbona Kolaveri

PO PRAPË ME TY-Valbona Kolaveri

PO PRAPË ME TY

Po pritet të vijë vjeshta
me gjethe dashnie
malle të largēta
po thahen

Në marsin e kuq
nuk ka më rreze të flakta
që ngjyrosin zemrën me të kuqe

Se aty i fsheha të gjitha zjarret
të mos i gjejnë demonët

Po të gjitha u mbarsën
dhe ikën
për të mos u kapur
më kurrë

Në një planet tjetër të kuq
Dashnie

Po prapë me ty
do gjej malle tē reja
të të dua

Në çdo vjeshtë
po t’më ikësh
të gjej në çdo pranverë

V.Kolaveri

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT