Tuesday, October 14, 2025
BallinaVitrina e libritBotimet e rejaPoetja Irma Kurti botohet në Guatemalë. Librat e saj janë botuar në...

Poetja Irma Kurti botohet në Guatemalë. Librat e saj janë botuar në 23 vende të botës

Poetja shqiptare Irma Kurti boton në Guatemalë librin e saj me poezi: “If love is this / Si el amor es esto” (Nëse dashuria është kjo), një edicion dygjuhësh, anglisht -spanjisht. Libri mban logon e shtëpisë botuese Editorial Poe (Pequeña Ostuncalco Editorial) me qendër në San Juan Ostuncalco, 212 km nga Qyteti i Guatemalës. Shtëpia botuese është themeluar në vitin 2015 nga drejtori aktual poeti dhe shkrimtari Maya Mam Wilson Loayes. Bëjnë pjesë në këtë projekt edhe Sergio Méndez, German Sánchez, Ana Laura Berducido, Miriam Ochoa etj. POE ka botuar më shumë se 400 tituj, dhe autorët e saj përfshijnë poetë e shkrimtarë të rinj dhe të afirmuar nga Guatemala. Shtëpia botuese boton gjithashtu autorë të njohur në shkallë ndërkombëtare nga vende dhe kontinente të tjera.
Në parathënien e librit të shkruar nga Pier Carlo Lava, drejtor i Alessandria Today Magazine lexojmë: “Poezia e Irma Kurtit është një melodi fjalësh që rrjedhin plot hijeshi, sikur çdo varg të ishte një pikturë delikate emocionesh. Aftësia e saj për të shndërruar dhembjen në bukuri është e dukshme në çdo poezi, duke e bërë lexuesin pjesë të një udhëtimi emocional unik. Irma Kurti është jo vetëm një poete e talentuar, por edhe një figurë me prestigj të njohur, siç e dëshmojnë çmimet dhe vlerësimet e shumta që ka marrë ndër vite. Përmbledhja e saj poetike nuk është vetëm një udhëtim personal, por edhe një eksplorim universal i emocioneve njerëzore. Kurti trajton tema si humbja, dashuria, koha që kalon dhe rëndësia e mbajtjes gjallë të kujtimeve. Çdo lexues mund të gjejë një refleks të jetës së tij në faqet e librit, duke e bërë atë një vepër thellësisht ndërlidhëse dhe të përbashkët.
IRMA KURTI është poete, shkrimtare, autore e teksteve të këngëve, gazetare dhe përkthyese. Ajo është italiane e natyralizuar. Ka filluar të shkruajë e të botojë poezi që në moshë të vogël. Në vitin 2020, për kontributin në fushën e poezisë, nderohet me titullin “Akademike dhe Presidente Nderi” e Enciklopedisë poetike. Në 2021 u nderua me çmimin “Liria” nga Komuniteti Arbëreshë në Itali. Në vitin 2022 iu dha titulli “Damë e Urdhërit të Dante Alighierit” nga Republika e Poetëve. Në 2023 u nderua me çmimin e Karrierës nga Universum Academy në Zvicër. Ajo është anëtare jurie në disa konkurse letrare në Itali, si dhe përkthyese pranë Fondacionit “Ithaca” në Spanjë.
Irma Kurti ka botuar mbi 110 vepra, që përshijnë libra me poezi, prozë dhe përkthime. Ajo është një nga poeteshat shqiptare më të përkthyera dhe më të botuara jashtë kufijve të Shqipërisë. Librat e saj janë përkthyer dhe botuar në 23 vende të botës.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT