Tuesday, October 14, 2025

Fyell’ i bariut – nga Andon Zako Çajupi

Fyell’ i bariut

Bariu, shokë, bariu,
Kur gjëmon e fryn veriu,
Është përjashta fatziu,
E rreh breshëri dhe shiu!
Barinë, shokë, barinë,
Mos e harroni fatzinë,
Se lë gruan e shtëpinë,
T’u kullosë bagëtinë.
Kullotni, moj bagëti,
Ti, ti, ti…

Kullotni, biro, kullotni,
Kur të vdes të më kujtoni,
Ndjesë pastë! — të më thoni.
Shikoni barin’ e gjorë:
Në diell a në dëborë,
Bariu me shkop në dorë,
Ruan deshtë me këmborë.
Vështronje barinë mirë,
Me të ngrën’ e me të pirë,
T’u marrë dhëntë pa gdhirë,
T’i kullosë me dëshirë,
Të rrijë bashkë me to,
To, to, to…

Hani, moj bagëti, hani,
Kur të vdes do të më qani,
Për mua zi do të mbani!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT