Besarta
Retë u ulën, nata u shua,
flaka mbi pragun tonë vallëzoi.
Plumbi gërvishte murin e vjetër,
zëri i nënës më mbuloi.
“Nënë, ç’janë këto britma që çajnë terrin?”
“Janë hapat e erës që sjellin ferrin.”
“Nënë, pse gjoksi yt dridhet kaq shumë?”
“Se zemra ime mban zjarrin në gjumë.”
Dera u rrëzua, fryma u ndal,
shpirtrat u ngjitën mbi Prekaz.
Por fjala jonë s’u tret në hi, 5, 6 dhe 7 mars 1998.
një komb e ruan si dritë në sy.
E nderuara Besarta Jashari,
Me emocion dhe respekt, duke ndjerë peshën e historisë në sytë e tu. Çdo fjalë e jote mbante brenda dhimbjen, krenarinë dhe forcën e një vajze që mbijetoi për të dëshmuar të vërtetën. Ishte një frymëzim i veçantë për mua të shkruaj këtë poezi, jo vetëm si një nxënës, por si dikush që beson se kujtimi i heronjve nuk duhet të shuhet kurrë. Falë përkrahjes dhe motivimit të arsimtares sime Pranvera Qerimi, guxova t’i jap zë ndjenjave të mia dhe të shkruaj për një figurë qëndrese si ti. Ajo më inkurajoi të mos ndalem, të vazhdoj të shkruaj dhe të ndaj me të tjerët fuqinë e fjalës. Kjo poezi është një përpjekje modeste për të nderuar jo vetëm ty, por të gjithë ata që qëndruan, luftuan dhe sakrifikuan për lirinë tonë. Uroj që krijimet e mia të arrijnë përtej kufijve, duke përhapur mesazhin e qëndresës dhe të pavdekshmërisë së familjes Jashari.
Me respekt dhe mirënjohje, Drilon Mujota Nxënës i klasës së VIII. Shkolla “Dëshmorët e Kosharës”
