Thursday, February 5, 2026
BallinaVitrina e libritPoezi nga Maria Teresa Liuzzo – Përktheu Irma Kurti

Poezi nga Maria Teresa Liuzzo – Përktheu Irma Kurti

MARIA TERESA LIUZZO ka lindur në Saline di Montebello Ionico dhe jeton në Reggio Calabria. Në vitin 1970 botoi lirikën e saj të parë në Il Letterato (Letrari) në Cosenza. Që nga viti 1975, antologji të ndryshme kanë botuar poezitë e saj me kritika mjaft pozitive. Qysh nga 1984 poetja bashkëpunon me revista të rëndësishme letrare, me poezi, tregime, ese teatrale dhe tekste kritike. Recensione, ese, gjykime kritike për veprën poetike të M. T. Liuzzo-s janë botuar edhe në gazeta e revista letrare ndërkombëtare si: Kristali; Ura Italiane Amerikane në Nju Jork; Amerika Sot, Nju Jork; Kronika, Çikago, Zëri i Mantovës; Muzat etj.
Më 14 dhjetor 1994, Kryesia e Këshillit të Ministrave – Departamenti i Spektaklit – nëpërmjet Komitetit teknik shkencor L. Galogero të Reggio Calabria-s i dha Çmimin e Kulturës 1994, në kontekstin e Çmimit Ndërkombëtar të Artit dhe Kulturës Homazh Francesco Cilea-s.
Në 1996, Kryesia e Këshillit të Ministrave – Departamenti për Informim dhe Botim – i akordoi për të dytën herë “Çmim për Kulturën”, si dhe më pas një tjetër “Çmim për Kulturën” për vitin 2002.
Këto poezi janë shkëputur nga libri: “Nata vallëzon në bebëzat e tua”.

NËSE TË VËSHTROJ DUKE FJETUR
brenda qepallave
hamendësoj ëndrrat e tua
dhe ndjej
një puthje të ngrohtë
në buzë.

NESËR DO TË JETË PRILL
Orët rrjedhin si perla,
nga zbrazëtia e frymëmarrjes
ngrihet një melodi.
Gjithçka shndërrohet në kujtesë:
unë vëzhgoj natën
atë bukuri të zhveshur
në pasqyrë.

MARIA TERESA LIUZZO

Poezi të shkëputura nga libri: “Nata vallëzon në bebëzat e tua”.
PËRKTHEU NGA ITALISHTJA: IRMA KURTI

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT