Monday, February 23, 2026
BallinaVitrina e libritPoezi nga Miradie Zymberi Avdullahi

Poezi nga Miradie Zymberi Avdullahi

Nëse iki, më kërkoni te fjala
Me penë në dorë e shpirtin vrarë,
Unë ndjej se koha është duke kaluar,
Mbi letër lë një lot të tharë,
Për botën që aq shumë e dua.

​Unë e di se trupi im vdes,
Si gjethe peme rënë mbi tokë,
Ndaj mbjell mirësi te çdo shok,
Që drita pas të më mbesë në mes.

​Nuk kërkoj pasuri e ar,
As fjalë boshe në kuvend,
Mjafton të kem diku një vend,
Në shpirtin tuaj, si një pishtar.

​Dhe kur të vijë ai rrugëtim,
Unë nuk ikën në harresë,
Çdo varg i imi do mbetet shpresë,
Do mbetet mall e do jetë kujtim.

​Unë vdekjen s’e kam frikë,
E pres si mikun në shtëpi,
Se shpirti im, i mbytur n’dashuri,
Do qajë mbi varg,
Që ju të më mbani në gji.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT