Wednesday, March 11, 2026
BallinaVitrina e libritPoezi nga Valbona Shehu

Poezi nga Valbona Shehu

Me ty shpirt jeta ime ndriçon,
Me ty vendos te dua e te lodhem,
Me ty zemer ngjitem shkoj kudo.
Dhe cdo ditë dua te jem pran teje.

Me ty ka paqe por ka dhe luftë,
Me ty është gjithçka dhe asgjë,
Tani lulëzon por thyhet me vone.
Me ty jam e madhe dhe e vogel.

Me ty gjithçka eshte keq po dhe mir.
Me ty, bredh kudo e sigurt e pa frike
Me ty e sotmja bëhet nate dhe drite.
Me ty vdes dhe ringjallesh perseri.

Me ty ekziston gjithcka poezia ime,
Me ty unë dua pranveren vjen dimri.
Me ty, vjen trishtimi por dhe gezimi.
Me ty, shoh boten kur ti nuk më sheh.

Me ty jam e padrejtë por dhe e drejte
Jam xheloze s”dua te ndaj me askend
Me ty çdo gjë filloj dhe me ty te mbaroje.,
Pa ty ndihem e vetmuar por jo e zhdukur.

Me ju ka dritë por dhe errësirë,
Me ty semurem dhe shërohem,
Me ju kubi bëhet përsëri sferik,
Me ty jam djallëzore e engjëllore.

Me ty është keq është dhe me mirë,
Me ty jeta mbaron tani fillon serish.
Me ty eshte me e lehte te duroshe
Nuk eshte e mundur s”jetohet pa ty..

TE DUA❤️

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT