Sunday, March 29, 2026
BallinaLajmePolicia njoftohet për një rast të dhunës në familje, gjen arsenal armësh...

Policia njoftohet për një rast të dhunës në familje, gjen arsenal armësh në shtëpinë e të dyshuarit 

Të mërkurën, Policia në Prizren ka pranuar një informacion se në fshatin Zojz, është një rast i dhunës në familje.

Njësitet policore menjëherë i janë përgjigjur rastit duke lokalizuar, identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin Xh.A. (viti i lindjes 1973), i cili dyshohet se pas një mosmarrëveshje familjare, ai e ka rrëzuar tavolinën e bukës dha ka lënduar gruan dhe djalin e tij.

Sektori i hetimeve të Stacionit Policor Prizren VERI, gjatë hetimit të rastit ka gjetur prova se i dyshuari posedon edhe armë pa leje dhe gjatë kontrollit ne shtëpinë e tije është gjetur dhe sekuestruar ne cilësinë e provave materiale këto armë:

• Një AK47-Lloji i pa njohur

• Dy granata dore-Lloji i pa njohur

• Një raketa hedhes-Lloji i pa njohur

 Dy predha te raketa hedhësit-Lloji i pa njohur

• Katër fishek kalibri i pa njohur

Prokurori i shtetit ndaj të dyshuarit ka lëshuar masën e ndalimit për 48 orë dhe ndaj tij do të ngritët kallëzim penal për veprat penale ‘‘Kanosje ’’ dhe ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT