UDHËTIM A Ç’TJETËR?!
Nga qenë e s’qenë, t’i mblodha gjurmët,
Me to të bëra libër resh,
Sa pus i heshtur, treg i zhurmët,
Kur ti hyjni ishe aq shpesh.
Nga qenë e s’qenë, t’i gjeta zërat
Dhe me ta thura një romancë,
Kur në përhumbje ndrinin gjërat,
Që ti me dhe e unë të dhashë.
Tani marr frymë i rraskapitur
Nga udhëtimi i përralltë,
Që ma rrëmbeu i uritur
Çdo pikëz fryme të kristaltë.
