Sunday, December 28, 2025
BallinaVitrina e libritPranvera Gjoni -KARTOLINË

Pranvera Gjoni -KARTOLINË

Në dihatjet e fundit,
viti i mbeshtjellur në hutesë
lëshoj tufë vetëtimash…
Dridhjet shumëngjyrëshe
skajeve të Universit
yshtën rrufetë…

Në tymnajën e kafkave,
errësira dhe demonët
rritën numrin e kromozoneve…
Energjia e dritëzave
mbeti e plagosur
në diafragmën e lindjes…

Në tregun e shpirtit,
shënjtërimi u këmbye
me boshllëkun e materies…
Dashuria dehet me trupin,
e sytë vdesin rrënqethjes
në kishën e harruar…

Në ciklin e predikuesve,
flladet e hymneve
u përhumbën në koma…
Kockën e krijesës,
thirrorët e thinjën
apostrofeve të kultit…

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT