N’shënjtnin e diellit,
deti bahet qiell
e qielli bahet mall…
Dallgët,
masin pulsin e shpirtit,
shkri në truporen e dashnisë…
Përtej diellit,
digjen zanoret thirrore
robnue burgut të rêve…
Ranës së prushueme,
digjen gjurmët e ândrrave
t’mbylluna në guaskat e dhimbjes…
Preludi i artë, vesh sytë…
