Monday, February 16, 2026
BallinaVitrina e libritPranvera Gjoni -S'KA DILEMË

Pranvera Gjoni -S’KA DILEMË

S’KA DILEMË

Në telajon e lëkurës,
muzeu i dhimbjes
njomë mallin e prushtë…


Gërryejnë qiejt,
thirrorëve të mbytun
në gjoksin e lemzës..


Àsht dihamë dejesh
që derdhen në lutje
palcës së diejve…


Në hartën e syve,
vdekja s’âsht lamtumirë
që humb në reminishenc’…


Pragu i pakapshmes,
alternohet me aritminë
në përqafim plagosjesh…
Aortës së rrjedhës, lindin retiçencat!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT