Thursday, February 5, 2026
BallinaVitrina e libritPremtimi-ARBENISA ARBEN THAÇI - SUHAREKË

Premtimi-ARBENISA ARBEN THAÇI – SUHAREKË

PREMTIMI
(Kushtuar Babushit tim – Rasim Thaçit)
Babushi im,
Vitet po ikin, koha po shkon,
Mendja ime, dot s`të largon,
Po rritem edhe unë me ngadal,
Tani e kreva shkollën fillore,
Kreva edhe klasën e parë.

Në shkollë të mesme, Babush jam tuj shku,
Me sukses të shkëlqyeshëm, vitin e parë e kam kalu,
Këshillat Tua, jo, kurr si harroj,
Drejtë rrugëtimit të amanetit Tëndë, do t` shkoj,
Kwtw me shpirt e zemwr, ua premtoj.

Do jem vajzë e mençur, askund të mos ngutem,
Porosia Jote kësi soji ka qenë, kur më thoje ,
Bija ime të lutem të lutem :
Në çdo sferë të jetës, ngjitu me ngadal,
Më shumë bënë punë, e më pak fjalë.

Se njeriu i mençur, shumë nuk flet,
Ai vetëm blen, nuk shet, por vetëm jep,
Andaj të porosisë shkollës – librit mos iu ndaj,
E ke shokë më tmirin, kurrë stë len në vaj.

Babush, amanetet Tua, të premtoj se do t`i mbaj,
Sa herë më kujtohesh, më mbushen sytë me vaj,
Ti ishe njeri, ndër mendjendriturit që unë kam parë ndonjëherë,
Me amanetet e Tua – Babush, unë do i sjell vedit pranverë.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT