Do i këpus zingjirët…!
Ndër mendime e ide
Njëmijë ëndrra thur
Krahët e zogut të vë,
të shkoj ku kam fole…,
e kurbetit t’i vë urë.
T’i vë urën e lidhjes
Me fëmijët e mij
S’do i harroj kurrë vitet
Që më ndau me gjini.
Të këpus ,litarët e pengesës
Të marr frymë e lirë
Jo veç fjalë t’i thur shpresës
Kurbetit t’i them lamtumirë.
Vitet e bukura mi more,
Më ndave me miqësi…
Mundim …,e shpirtin ma nxore
Më rrejti pasuri…!
O sa dashuri ,kam atje…
Në tokën e shqiponjave
Të mbushem me frymëmarrje
Shtëpisë tonë t’i gëzohna.
Hallkat e zingjirit të ndarjes
Me dhëmbë do i ha
T’i kthej buzëqeshjen vehtes
Që kurbeti e ka ngri paksa…!
