Duke kërkuar lumturinë
E shikonim në sy dikur
Zbathur e të pa ngrënë
Në fytyrë shndriste nur
Njësoj ishim të tanë .
Miku trokiste mesnatë
Halli në rrugë e kish lënë
Me zemër e bukën thatë
Ngrohtësinë ,kishim zjarr.
Menduam të shtonim lumturinë
E kërkuam përtej oqeanit
Ndrruam petkun,stolinë
Dashurinë ,falëm shejtanit.
Shtatë lëkurë na ranë
Sa shumë e paguam…!
U ngritëm e shumë ramë
Lumturinë harruam .
Vazhdojmë të kërkojmë ende
Me shkop e me strajcë
S’ndalojmë ,deri në vdekje
As kur thika të takojë palcë.
Dikur për vit të ri
Një mollë ndanim përgjysmë
Tryeza rrethue me fëmijë
Dashuria ishte këmbëkryq.
Lutemi vitit që vjen
Më mirë të na gjejë !
Të mbyllë çdo plagë ku dhemb
Jeta të jetë pranverë !
