Friday, December 26, 2025
BallinaVitrina e libritPrena Prendi-Imazhi yt

Prena Prendi-Imazhi yt

Imazhi yt

Nuk po më len kokë me ngri
Mos prezenca më ka copëtue
Ku jam unë ,më ngjitesh ti
Emrin di ,po s’muj me cilësue.


Ec e ec ,më ndjek nga pas
Zjarr në shpirt djeg si shpuzë
Sa t’kujtoj ,trishtimi ças
Ngrin ,buzëqeshja në buzë.


Dua shpesh ,të të harroj …
s’mundem e arësye ka
Fotografitë vështroj
Burimi,lotin nuk mba.


Ecin vitet,shpejt kalojnë
Imazhi yt më shumë ngjet
Të mira e këqija ,vijojnë
Mungesa jote ,zemrën pëlcet.


Pse,pse-të më prishin qetësinë
Largimi yt ,s’pjegim nuk ka
Ah,sikur të takoja perëndinë
Të më tregonte gjithçka.


Zemra nga zemra kur ndahet
Në botë e kahe të kundërta
Shpirtëra dashurish kur çahen
Rrugët s’janë më të lumtura,
shpesh ,shtigje të humbura.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT